Lajme Zone
Rama debaton me Braçen! Sinaj ndryshon qëndrim, mazhoranca drejt 84 votave
PolitikëEuronews Albania

Rama debaton me Braçen! Sinaj ndryshon qëndrim, mazhoranca drejt 84 votave

Deputeti socialist Erion Braçe ka konfirmuar qëndrimin e tij kundër reformës së re territoriale, ndërsa mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është shoqëruar me debate mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Deputeti socialist Erion Braçe ka konfirmuar qëndrimin e tij kundër reformës së re territoriale, ndërsa mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është shoqëruar me debate mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas burimeve të Euronews Albania, Rama ka debatuar për rreth 45 minuta me Braçen gjatë mbledhjes së zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjteje, në përpjekje për të unifikuar qëndrimin e socialistëve përpara votimit në Kuvend. Ndërkohë, deputeti Vullnet Sinaj, i cili së bashku me Braçen kishte votuar kundër draftit në mbledhjen e mëparshme të grupit parlamentar, ka ndryshuar qëndrim. Sinaj ka votuar këtë herë pro hartës së re territoriale, sipas burimeve të Euronews Albania. Propozimi i mazhorancës parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes bashkimit të 15 njësive vendore. Braçe ka argumentuar më herët se reforma duhet të përqendrohet te përmirësimi i qeverisjes vendore, decentralizimi dhe autonomia e bashkive, jo thjesht te ndryshimi i hartës administrative Me ndryshimin e qëndrimit të Sinajt, mazhoranca duket se ka siguruar mbështetjen e nevojshme prej 84 votash për miratimin e reformës, nëse deputetët që kanë shprehur mbështetje votojnë në të njëjtën mënyrë edhe në seancën plenare. Votimi përfundimtar pritet të zhvillohet sot, më 8 tetor, ndërsa opozita proteston kundër reformës.