Lajme Zone
Rama: Chay Bowes, klloun i propagandës ruse që u sanksionua nga BE! Shqipëria e teproi me afrimin e shpejtë te objektivi
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Rama: Chay Bowes, klloun i propagandës ruse që u sanksionua nga BE! Shqipëria e teproi me afrimin e shpejtë te objektivi

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “X” ka ndarë foto të protestës në Tiranë të publikuara nga Chay Bowes i cili kishte shkruar se kaosi po mbizotëron në kryeqytet. Rama e ka cilësuar Bowes si një klloun i propagandës ruse që këtë të hënë u sanksionua nga Bashkimi Europian.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “X” ka ndarë foto të protestës në Tiranë të publikuara nga Chay Bowes i cili kishte shkruar se kaosi po mbizotëron në kryeqytet. Rama e ka cilësuar Bowes si një klloun i propagandës ruse që këtë të hënë u sanksionua nga Bashkimi Europian. Rama shkruan më tej se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik për tu anëtarësuar në BE. “Ja dhe një klloun i propagandës ruse që sot u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia. Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik: Anëtarësimi në Bashkimin Europian”, shkruan Rama Ja dhe një klloun i propagandës ruse që sot u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik: Anëtarësimi në Bashkimin Europian pic.twitter.com/F9R9OkUtyA— Edi Rama (@ediramaal) November 16, 2026 BE-ja vendos sanksione ndaj një kompanie ruse të përfshirë në fushata dezinformimi dhe ndaj një grupi hakerësh rusë