Edi Rama shfajësohet për skandalet e panumërta të qeverisë dhe arrestimin e dhjetëra zyrtarëve. Kryeministri tha se kjo nuk do të thotë se korrupsioni ka mbytur vendin, por se drejtësia sot është e pavarur falë kësaj mazhorance edhe duke vuajtur pasojat, siç tha ai. “Arrestimi i zyrtarëve të qeverisë nuk do të thotë se na mbyti korrupsioni. Kurrë më parë s’ka patur një udhëheqje që i dha pavarësi drejtësisë, edhe duke marrë kostot e saj mbi lëkurën e vet… Unë premtova Rilindjen e një Shqipërie të rrënuar dhe shtetbërjen europiane, jo qeverisjen ku askush nuk do të shkelë në dërrasa të kalbura. U zotova për cclirimin e drejtësisë dhe fundin e pandëshkueshmërisë. Ky është ndryshimi historik që po ndodh… pyetja nuk është si ka mundësi që kryeministri nuk e di që vartësi i tij po shkel ligjin? Por është si mund ta dijë kryeministri që vartësi i tij po shkel ligjin. Kryeministri nuk e ka të mundur të parashikojë sjelljet përballë tundimit të pushtetit, as e ka të lejuar të përgjojë…” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama Vlora Hyseni
