Lajme Zone
Rama: 300 mijë pasagjerë në 10 ditët e para të nëntorit në Aeroportin e Tiranës, zgjerimi përfundon më 27 nëntor
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Rama: 300 mijë pasagjerë në 10 ditët e para të nëntorit në Aeroportin e Tiranës, zgjerimi përfundon më 27 nëntor

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale, ku ka vënë në dukje shifrat rekord të pasagjerëve që kanë udhëtuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës gjatë muajit nëntor.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale, ku ka vënë në dukje shifrat rekord të pasagjerëve që kanë udhëtuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës gjatë muajit nëntor. Rama thekson se vetëm në 10 ditët e para të muajit kanë fluturuar 300 mijë pasagjerë, ndërsa paralelisht vijojnë punimet për zgjerimin e aeroportit. Reagimi i plotë: Mirmëngjes, dhe me shifrat rekord të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ku vetëm në 10 ditët e para të nëntorit kanë fluturuar 300 mijë pasagjerë, ndërkohë që punimet për zgjerimin e aeroportit, për të pritur një fluks edhe më të madh udhëtarësh, vijojnë gjatë natës dhe pritet të përfjnë më 27 nëntor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.