Radhë kilometrike automjetesh janë krijuar pranë mbikalimit të Rrëshenit, në një prej pikave më problematike të qarkullimit në Rrugën e Kombit. Trafiku rëndohet në momentin kur rruga ngushtohet nga katër në dy korsi, duke krijuar vonesa të gjata për drejtuesit e mjeteve. Situata rëndohet edhe nga fakti se segmenti Rrëshen–Milot është i ndërtuar me vetëm dy korsi lëvizjeje, me kahe të kundërta, ndërsa pjesa tjetër e Rrugës së Kombit, nga Rrësheni drejt Morinës, është me katër korsi. Fluksi më i madh i automjeteve është evidentuar në drejtim të Tiranës. Trafiku i rënduar lidhet edhe me lëvizjet e shumta të diasporës, e cila pas qëndrimit në vendet e rajonit po rikthehet drejt vendeve europiane ku jeton dhe punon. LEXO EDHE:Ishte duke u larë në det, mbytet 19-vjeçari nga Kosova në Shëngjin Pavarësisht fluksit të lartë të automjeteve, në këtë nyje të rëndësishme rrugore nuk është konstatuar prani e patrullave të Policisë Rrugore për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit. Kjo situatë sjell vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e automjeteve dhe tregon edhe një herë problematikën e krijuar në këtë segment, veçanërisht në ditët kur fluksi i lëvizjeve është i lartë. SI.E./Shqiptarja.com TAG: Lezhe rruga e kombit trafik Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.1% Keq 34.1% Nuk e di 13.9% Vota total: 722 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
