Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në ujërat e lumit Setë, ku një 29-vjeçar ka humbur jetën teksa po peshkonte.
Viktima është identifikuar si Ervis Kaloshi, banues në fshatin Sinë e Poshtme.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 14:00. Në momentin e incidentit, 29-vjeçari mësohet se ka qenë i shoqëruar edhe nga persona të tjerë.
Pas ngjarjes, trupi i të riut është transportuar në morg, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe shkaqet që çuan në humbjen e jetës së tij.
Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të zbardhen në vijim të hetimeve.
