Lajme Zone
Qytetari tërheq 200 mijë lekë nga ATM-ja, OTP i mban 237 franga
Të tjeraJOQ Albania

Qytetari tërheq 200 mijë lekë nga ATM-ja, OTP i mban 237 franga

Një qytetar ka mbetur i habitur nga komisioni i mbajtur nga banka pasi ka tërhequr sot para nga një bankomat i OTP Bank.

Një qytetar ka mbetur i habitur nga komisioni i mbajtur nga banka pasi ka tërhequr sot para nga një bankomat i OTP Bank.

Ai ka treguar se sot ka tërhequr shumën prej 200 mijë lekësh, ndërsa llogaria e tij bankare është në franga zvicerane. Pas transaksionit, nga llogaria i janë zbritur rreth 237 franga.

Qytetari shprehet se komisioni i aplikuar i është dukur i lartë, veçanërisht duke marrë parasysh kursin e këmbimit të frangës, i cili është rreth 87.57 lekë.

Për këtë arsye, ai ka ngritur pyetjen nëse një komision i tillë është normal për një tërheqje me vlerë 200 mijë lekë dhe ka kërkuar mendimin e qytetarëve që kanë pasur eksperienca të ngjashme me tërheqjet nga ATM-të.