Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Qytetarët rrethojnë Kuvendin/ Tensionet në protestë, shoqërohet një qytetar


Tensionet kanë vijuar gjatë protestës para Kuvendit, ku qytetarët janë përplasur me kordonin e sigurisë të vendosur nga Policia e Shtetit.

Tensionet kanë vijuar gjatë protestës para Kuvendit, ku qytetarët janë përplasur me kordonin e sigurisë të vendosur nga Policia e Shtetit. Gjatë tubimit, një qytetar është shoqëruar nga efektivët e policisë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ndërhyrjes.

Protestuesit kanë rrethuar godinën e Parlamentit, duke vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në terren vijojnë të jenë forca të shumta policie dhe efektivë të FNSH-së, ndërsa zona përreth Kuvendit është blinduar me barriera metalike dhe perimetër të zgjeruar sigurie. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb