Lajme Zone
Qytetarët nuk ndalen, sërish në këmbë kundër Edi Ramës; marshim në rrugët e Tiranës
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Qytetarët nuk ndalen, sërish në këmbë kundër Edi Ramës; marshim në rrugët e Tiranës

Ashtu si çdo ditë, protesta ka nisur përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ku janë mbledhur studentë, qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, për të vijuar më pas marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Studentë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë protestën në ditën e 175-të, duke kërkuar dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama, si dhe llogaridhënie nga e gjithë klasa politike. Gjatë marshimit në rrugën “Mine Peza”, drejt Zogut të Zi, protestuesit janë ndaluar nga një kordon policor në kryqëzimin e parë, përpara se të arrinin te Komisariati Nr. 3. Ashtu si çdo ditë, protesta ka nisur përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ku janë mbledhur studentë, qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, për të vijuar më pas marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Të pajisur me banderola dhe pankarta, pjesëmarrësit kanë brohoritur kundër qeverisë dhe klasës politike, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre, të cilat i konsiderojnë të panegociueshme.

“Nuk ndalojmë pa dorëheqjen e Ramës”, “Rama në burg, Berisha në burg”, "Poshtë diktatura" dhe “Dorëheqje!” kanë qenë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar marshimin.

Gjatë lëvizjes në rrugën “Mine Peza”, protestuesit janë përballur me një kordon të forcave të Policisë së Shtetit, të vendosur në kryqëzimin e parë, pranë Komisariatit Nr. 3. Efektivët kanë bllokuar avancimin e tyre drejt Zogut të Zi, ndërsa pjesëmarrësit i janë përgjigjur ndërhyrjes me thirrje dhe brohoritje, duke kërkuar të vijojnë marshimin. Synimi i protestuesve është bllokimi i akseve dhe kryqëzimeve kryesore të kryeqytetit, një skenar i ndjekur edhe gjatë tubimeve të mëparshme. Në këto raste, marshimi ka vijuar nga Zogu i Zi drejt zonës së “21 Dhjetorit” dhe “Vasil Shantos”, për t'u përmbyllur me grumbullimin përpara Kryeministrisë.

Në terren janë dislokuar katër furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), ndërsa është shmangur përplasja mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, duke u mundësuar qytetarëve të vijojnë sërish marshimin.

Si pasojë e marshimit të protestuesve, është bllokuar qarkullimi i automjeteve dhe autobusëve të transportit publik, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të trafikut në zonë. Sot, ndryshe nga marshimet e mëparshme, protestuesit kanë ndryshuar itinerarin, duke u kthyer mbrapsht dhe duke vijuar marshimin drejt Rrugës së Kavajës. Ndërkohë, pjesëmarrësit kanë paralajmëruar edhe organizimin e protestave masive më 28 dhe 29 nëntor.

“Më 28 nëntor do të dalim, Shqipërinë nuk e falim”, ka qenë një tjetër thirrje e studentëve gjatë grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit.

Ata kanë deklaruar se synojnë një pjesëmarrje të gjerë qytetare në këto dy data, duke e cilësuar mobilizimin si një përpjekje për mbrojtjen e vendit dhe përmbushjen e kërkesave të tyre. Marshimi i sotëm vjen pas disa ditësh të shoqëruara me tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë, veçanërisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë godinës së Kryeministrisë.

Gjatë tubimeve të mëparshme, efektivët kanë ndërhyrë për të penguar qëndrimin e pjesëmarrësve në bulevard, duke zbatuar kufizimet e parashikuara në Aktin Normativ të qeverisë. Protestuesit e kanë kundërshtuar këtë masë, duke e cilësuar të paligjshme dhe duke pretenduar se cenon të drejtën e tyre për tubim.

Ndërhyrjet policore janë shoqëruar me shtyrjen e qytetarëve drejt trotuareve, ndërsa në ditët e kaluara janë raportuar edhe arrestime dhe shoqërime në komisariat, mes tyre edhe të vajzave pjesëmarrëse në protestë.

Pavarësisht pengesave të hasura gjatë marshimeve dhe ndërhyrjeve të mëparshme të policisë, protestuesit vijojnë aksionin e tyre, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit dhe llogaridhënien e klasës politike. fsj dfj sdju Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesit bllokojnë Rrugën e Durrësit, policia krijon kordon 21 Nëntor 2026, 15:3315:33Aktualitet 27 tonë mish derri nga Brazili, shkarkohen nga detyra 4 inspektorë të AKU-së 21 Nëntor 2026, 15:1015:10Aktualitet Tubimi para Ministrisë së Arsimit, policia bëhet 'gardh'; nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit 21 Nëntor 2026, 14:5014:50Aktualitet Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 21 Nëntor 2026, 14:3014:30Aktualitet Të rinjtë deklaratë te “Politekniku”: Shokët tanë të na bashkohen në Lëvizjen Studentore Kombëtare 21 Nëntor 2026, 13:1513:15Aktualitet Dyshohet se pastroi paratë e drogës në Shqipëri, i sekuestrohen 12 prona dhe 2 makina "të fortit" në Berat 21 Nëntor 2026, 12:3012:30Aktualitet