Protestat kundër qeverisë sot arritën në ditën e 51-të, me qytetarë që si zakonisht u mblodhën fillimisht te sheshi "Skënderbej", për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë. Organizatori i protestave, Ilir Xhemalaj, nuk la pa një koment deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Paketën e Maleve. Ndërsa kreu i qeverisë përsëriti sot para banorëve të Thethit se ky ligj rigjallëron ekonominë rurale dhe turizmin malor, Xhemalaj tha se me anë të Paketës së Maleve rama po shet Shqipërinë. LEXO EDHE:Spahiu: Media dhe politika duhet të bëjnë pakt kombëtar që të mos dëmtojë turizmin me anti-reklama “Sot kryeministri tha që nuk tërhiqem nga paketa e maleve, tha do ta bëj si Zvicra…Kush do t’i marrë tokat.. Shqipëria është shpopulluar. E sfidoj kryeministrin të shkojë në fshatin tim në krahinën e Tepelenës, nuk ka rrugë, nuk ka drita nuk ka ujë, nuk ka shërbime, por mbi të gjitha nuk ka njerëz. Atëherë kryeministër, kush do t’i marrë këto toka. Ju duhet të jepni dorëheqjen. Para disa ditësh u kalua edhe një ligj për shitjen e tokave bujqësore. Gjithë Shqipëria është në shitje, kryeministri bën sehir. Duhet të jepni dorëheqjen”, tha ai. Në orën 21:14 protestuesit nisën marshimin që u mbyll më herët se zakonisht tjetër, vetëm pas 45 minutash. K.M/Shqiptarja.com TAG: ilir xhemalaj protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës:
20 Korrik, 07:09
Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.9% I gabuar 27.7% Nuk e di 8.4% Vota total: 3241 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

