Lajme Zone
Qytetarët 48 ditë në shesh, asgjë nuk e ndal revoltën kundër kastës që mban peng vendin
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Qytetarët 48 ditë në shesh, asgjë nuk e ndal revoltën kundër kastës që mban peng vendin

Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit është shndërruar në një lëvizje me kërkesa më të gjera, ku protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe keqqeverisje.

Qytetarët në shesh Në ditën e 48-të të protestës, qindra qytetarë marshuan sërish drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, largimin e gjithë klasës politike dhe ndryshim të mënyrës së qeverisjes. Qytetarët janë mbledhur edhe këtë të premte përpara Kryeministrisë, në ditën e 48-të të protestës së tyre, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit është shndërruar në një lëvizje me kërkesa më të gjera, ku protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe keqqeverisje.

Qindra qytetarë u grumbulluan fillimisht në sheshin "Skënderbej", dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë tubimit, aktivistë dhe qytetarë do të mbajnë fjalime dhe do të shprehin pakënaqësitë për mënyrën e qeverisjes, situatën ekonomike dhe standardin e jetesës në vend.

Protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen derisa kryeministri Rama të japë dorëheqjen. Njëkohësisht, ata kërkojnë edhe largimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe të gjithë klasës politike.

Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, tubimi do të shoqërohet me brohoritje, këngë patriotike dhe pankarta me mesazhe ironizuese ndaj qeverisë dhe politikës.

Gjatë marshimit drejt Kryeministrisë u dëgjuan thirrjet: "Rama ik!", "Berisha ik!", "Ikni të gjithë!", "Poshtë kasta politike!", "Duam Shqipërinë si gjithë Europa!", "Qeveria dhe politika janë kthyer në harem!", "Jep dorëheqjen!", "Ju erdhi fundi!".

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, protestuesit kërkojnë ndryshim të sistemit politik dhe rikthimin e demokracisë përfaqësuese.

Sipas organizatorëve, protestat do të vijojnë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Gjatë marshimit në bulevardin para Kryeministrisë pati brohoritje të vazhdueshme, këngë patriotike dhe pankarta ironizuese drejtuar qeverisë dhe gjithë klasës politike.protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Shqipëria në revoltë kundër korrupsionit dhe oligarkisë! 17 Korrik 2026, 19:0019:00Politike PS e vendosur për 'Territorialen', Mazniku: 40% e bashkive nuk ofrojnë shërbimet e duhura, ja ku do të ndërhyjmë 17 Korrik 2026, 15:2015:20Politike Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, Erald Kapri: Rama refuzon sepse i trembet asaj që vjen pas 17 Korrik 2026, 15:1515:15Politike Raporti i kriminalitetit, Lamallari: 18 vrasje me dashje në 6 muaj 17 Korrik 2026, 14:2414:24Politike “Kudo ka para të pista”, Rama: Euro ka rënë sepse është forcuar ekonomia! 17 Korrik 2026, 14:0514:05Politike Programi ‘Dyfisho Sipërmarrjen’, Rama: Financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet e vogla e të mesme! 17 Korrik 2026, 13:2313:23Politike