Lajme Zone
QSUT përditëson gjendjen e të lënduarve nga protesta: 26 persona të trajtuar, dy efektivë nën kujdesin mjekësor
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

QSUT përditëson gjendjen e të lënduarve nga protesta: 26 persona të trajtuar, dy efektivë nën kujdesin mjekësor

QSUT nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka  përditësuar gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, ora 19:15.

QSUT nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka përditësuar gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, ora 19:15. Në deklaratë thuhet se në Spitalin Universitar të Traumës gjatë ditës së sotme janë trajtuar 26 të lënduar: efektivë policie, protestues e kalimtarë. Janë nën kujdesin mjekësor dy efektivë policie. Efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore. Efektivi me inicialet F.R., i ardhur nga Shkodra, i është nënshtruar ndërhyrjejes kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë, nga ku pritet reagimi. Gjithashtu, 2 protestues janë nën kujdesin mjekësor dhe paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore, dhe stabël për momentin. Pak minuta më parë kanë mbërritur 3 kalimtarë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas njoftimit, në QSUT nuk ka asnjë të lënduar aktualisht.