Lajme Zone
“Qori dhe Berisha, ‘bashkë’ në lëvizje”, Meçe: Si është e mundur që dy ekstreme të bashkoheshin në këtë lëvizje ekstreme?
PolitikëABC News Albania

“Qori dhe Berisha, ‘bashkë’ në lëvizje”, Meçe: Si është e mundur që dy ekstreme të bashkoheshin në këtë lëvizje ekstreme?

Analisti Arben Meçe ka ngritur pretendime për një rrjet të organizuar që, sipas tij, synon rrëzimin e qeverisë shqiptare, duke përmendur lidhje të mundshme mes rrymave të së majtës ekstreme dhe opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.

Meçe u ndal te Arlind Qorri, për të cilin pretendoi se është i lidhur me financime nga linja të së majtës ekstreme.

Analisti përmendi gjithashtu një faqe në Holandë, për të cilën tha se kishte mbledhur 10 mijë dollarë për këtë qëllim, duke e cilësuar të gjithë këtë si pjesë të një rrjeti të organizuar. Ai përmendi edhe thirrjet e myftiut të Durrësit për rrëzimin e qeverisë, duke pretenduar se zhvillime të tilla nuk janë të rastësishme.

Meçe u ndal te ajo që e cilësoi si një aleancë të pazakontë mes Arlind Qorrit dhe Sali Berishës. Sipas tij, gjatë protestës u bë e dukshme një afërsi mes dy figurave politike që përfaqësojnë rryma të ndryshme.

“Arlind Qorri është një financim i linjave ekstremiste të majta. Ata dërguan misionarët e vet dhe anëtarë të parlamentit, majtistë, dhe mbajtën fjalime për rrëzimin e qeverisë. Në Holandë ishte një faqe që kishte mbledhur 10 mijë dollarë për ta. Gjithë ky rrjet është i organizuar. Shqipëria nuk rrezikohet nga Flamingot, por nga prezenca dhe aleanca e disa rrymave evidente. Nuk është rastësi që myftiu i Durrësit bën thirrje për rrëzim. Aleanca më e jashtëzakonshme, që tashmë është e pamundur të ndodhë, por që, e parë në planin e padroneve, mund të ndodhë, është aleanca mes Qorit dhe Berishës. Deri dje, financues i protestës ishte Qori. Tashmë ishte e dukshme aleanca mes Qorit dhe Berishës në këtë lëvizje. Si është e mundur që dy ekstreme të bashkoheshin në këtë lëvizje ekstreme?” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetReal Story