Kalimi masiv i apartamenteve drejt qiradhënies ditore uli ofertën për banim afatgjatë dhe ushtroi presion të fortë mbi çmimet në Tiranë. Në 6-mujorin e parë të vitit 2026, qiraja mesatare për apartamentet 1+1 arriti në 590 euro në muaj, ndërsa për banesat 2+1 në 954 euro, me rritje përkatësisht 4.4% dhe rreth 26% krahasuar me një vit më parë. LEXO edhe...Xhixho denoncon kostot e jetesës dhe qiratë e larta: Shqipëria është bërë e pajetueshme! Në disa zona qendrore, rritja ishte shumë më e fortë, ndërsa edhe periferia po ofron gjithnjë e më pak alternativa të përballueshme. Agjentët imobiliarë e lidhin shtrenjtimin me kombinimin e kërkesës së lartë, ofertës së kufizuar dhe orientimit të shumë pronave drejt Airbnb dhe platformave të ngjashme. Për 6-mujorin 2026, në të gjithë vendin numëroheshin rreth 27.7 mijë njësi të listuara për qira ditore, nga vetëm 3 mijë pak vite më parë. Rreth 5.5 mijë prej tyre ishin në Tiranë. Kjo zhvendosje ka reduktuar stokun e disponueshëm për familjet, studentët dhe profesionistët që kërkojnë kontrata afatgjata. Megjithatë, epërsia e qirasë ditore po zbehet. Në Tiranë, e ardhura mesatare nga Airbnb ishte rreth 25.5 euro në ditë në 6-mujorin e parë të vitit 2026, ose afërsisht 765 euro në muaj. Kjo shumë është përpara zbritjes së kostove të energjisë, ujit, pastrimit, mirëmbajtjes, komisioneve të platformave, amortizimit dhe tatimit. Në praktikë, të ardhurat neto mund të bien ndjeshëm nën këtë nivel. Në të njëjtën kohë, qiratë afatgjata kanë arritur në shumë zona nivele të afërta ose më të larta. Në Astir, një apartament 1+1 jepet mesatarisht me 550 euro në muaj, në Zogun e Zi me 620 euro, në ish-Bllok me 700 euro dhe pranë stadiumit “Air Albania”, me rreth 800 euro. Për apartamentet 2+1, qiratë në zonat më të kërkuara arrijnë nga 900 deri në 1,500 euro në muaj. Kjo po e ndryshon sërish llogarinë e pronarëve. Qiraja afatgjatë siguron të ardhura të qëndrueshme, pa periudha bosh dhe me më pak kosto administrimi. Ndërsa qiraja ditore kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe ekspozohet ndaj sezonalitetit, konkurrencës dhe luhatjeve të rezervimeve. Formalizimi po e përshpejton këtë ndarje. Individët që japin prona me qira përmes Airbnb dhe Booking duhet të deklarojnë të ardhurat në DIVA dhe të paguajnë tatim 15%. Administrata Tatimore ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 u identifikuan mbi 8,400 individë dhe subjekte me të ardhura nga Airbnb, me rezervime në vlerë rreth 3.8 miliardë lekë. Për pronarët me vetëm një ose dy apartamente, kostot dhe detyrimet e reja po e bëjnë qiranë afatgjatë më të thjeshtë dhe më të parashikueshme, ndërsa qiraja ditore po përqendrohet gjithnjë e më shumë tek operatorët profesionistë dhe agjencitë që menaxhojnë disa prona njëkohësisht./Monitor Xh.K/ReportTv.al qira Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.6% Shoqëria 24.7% Social media 16.7% Vota total: 659 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

