Lajme Zone
Qindra mijëra euro investim/ Denoncimi i Zak Topuzit, “Tirana Moons” degradohet brenda një viti
PolitikëCNA

Qindra mijëra euro investim/ Denoncimi i Zak Topuzit, “Tirana Moons” degradohet brenda një viti

Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Zak Topuzi ka pu...

Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Zak Topuzi ka publikuar disa pamje që tregojnë se në çfarë gjendje të mjerueshme ndodhet sot instalacioni “Tirana Moons”, një bibliotekë publike e hapur, projektuar nga arkitekti austriak Chris Precht, me synimin për të promovuar leximin dhe hapësirat publike cilësore, e inauguruar një vit më parë nga Bashkia e Tiranës. Zak Topuzi tregon se pemët dhe i gjithë gjelbërimi janë tharë. Topuzi thekson se nuk mjafton të investosh qindra mijëra euro për të krijuar një vepër, sfida e vërtetë është ta mirëmbash dhe ta menaxhosh me përgjegjësi.

Ai nënvizon se kultura mosmbajtjes përgjegjësi në administratë, po kthehet rutinë dhe po kushton shumë më tepër se vetë investimet. “Një vit më parë, nga Bashkia Tiranë, në sheshin “Nënë Tereza” u inaugurua instalacioni “Tirana Moons”, një bibliotekë publike e hapur, projektuar nga arkitekti austriak Chris Precht, me synimin për të promovuar leximin dhe hapësirat publike cilësore.

Sot u befasova nga gjendja në të cilën ndodhet: pemët dhe pothuaj i gjithë gjelbërimi janë tharë.

Kjo është një kujtesë se nuk mjafton të investosh qindra mijëra euro për të krijuar një vepër; sfida e vërtetë është ta mirëmbash dhe ta menaxhosh me përgjegjësi.

Kultura e mos mbajtjes përgjegjësi në administratë, po kthehet rutinë dhe po kushton shumë më tepër se vetë investimet”, denoncon Zak Topuzi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.