Lajme Zone
Qeveria shtetëzon Check-up-in dhe Dializën pasi pagoi 182 milionë euro
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Qeveria shtetëzon Check-up-in dhe Dializën pasi pagoi 182 milionë euro

Qeveria ka vendosur të rikthejë nën administrimin e shtetit dy shërbime të tjera kryesore shëndetësore: kontrollin bazë të popullsisë (Check-up) dhe ofrimin e shërbimit të dializës. Me këtë vendim, autoritetet po u japin fund dy kontratave koncesionare me afat 10-vjeçar në sektorin e shëndetësisë.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, e cila sqaroi se kontratat e këtyre dy koncesioneve përfjnë përkatësisht në shtator dhe nëntor të këtij viti dhe nuk do të rinovohen më.

"Shërbimi i check-up-it dhe ai i dializës do të merren në dorëzim dhe do të ofrohen nga shteti," deklaroi ministrja.

Fatura 182 milionë euro nga buxheti i shtetit

Përgjatë kohëzgjatjes së tyre 10-vjeçare, të dyja këto kontrata koncesionare i kanë kushtuar arkës së shtetit një faturë totale prej rreth 17.2 miliardë lekësh ose rreth 182 milionë euro me kursin aktual.

Më konkretisht, nga buxheti i shtetit janë paguar: 8.76 miliardë lekë për koncesionin e Check-up-it.

Mbi 8.5 miliardë lekë për koncesionin e Dializës. Fundi i valës së koncesioneve në shëndetësi

Marrja në dorëzim e Check-up-it dhe Dializës pason vendimin e mëparshëm të qeverisë për kthimin nën menaxhim shtetëror të një tjetër shërbimi të koncesionuar, atij të sterilizimit.

Koncesioni i sterilizimit i kushtoi buxhetit të shtetit mbi 150 milionë euro i vetëm, ndërsa sot ndodhet nën hetim nga SPAK si një procedurë ku janë konstatuar shkelje të rënda korruptive.