Sot Këshilli i Ministrave pritet të mblidhet për të miratuar Paketën Fiskale dhe Buxhetin për vitin 2027. Pas ‘OK’ nga Qeveria, Paketa Fiskale dhe Buxheti 2027 do të do të duhet më pas të kalojnë përmes procedurave parlamentare dhe të votohen në deputetët në Kuvend. Buxheti i vitit 2027, sipas paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, pritet të jetë më i larti që Shqipëria ka pasur, prej 10 miliardë eurosh. LEXO EDHE:Buxheti 2027/ Shëndetësia mban ‘fronin’ me 89.3 miliardë lekë, e ndjekur nga Mbrojtja! 35 miliardë lekë për pensionistët Me paketën e re fiskale të propozuar nga Qeveria, do të ketë ndryshime të ndjeshme të nivelit të taksave që qytetarët dhe bizneset do të duhet të paguajnë. Për produktet ushqimore, Qeveria pritet të ulë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar nga 20% në 6%. Kjo lëvizje pritet të sjellë një ulje të çmimeve të produkteve të shportës. Paralelisht, është propozuar edhe rritja e përgjithshme e normës së TVSH-së, në 21%. Një masë e cila do të reflektojë një shtrenjtim të të gjithë produkteve të tjera si dhe shërbimeve. Ndryshime ka pasur edhe në taksat për bizneset. Për hotelet me 5 yje, agroturizmat dhe për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, nga 6% që ky tatim është në fuqi prej vitit 2019, propozohet të rritet në 10%. Po ashtu propozohet që të ulet pragu për bizneset që duhet të paguajnë TVSH, nga 10 milionë në 5 milionë lekë në vit. Kjo do të thotë se nga viti i ardhshëm të gjitha bizneset me xhiro mbi 5 milionë lekë do të paguajnë TVSH-në prej 21%. Nga janari i vitit 2021 bizneset me xhiro deri 10 milionë lekë në vit nuk kanë paguar TVSH. Premtim që u materializua në ligj dhe që u premtua se do të zgjaste deri në 2029-ën. Qeveria parashikon që për herë të parë të shtohet një fashë e re pagash që do të tatohet me 32% dhe që janë të ardhurat mbi 8.04 milionë lekë në vit. Praktikisht çdo individ që merr pagë mbi 700 mijë lekë do të tatohet me 32% prej vitit që vjen. Ndërkohë tek shtresa e mesme ka ulje të barrës tatimore. Pagat nga mbi 60 mijë lekë deri në 300 mijë lekë do të tatohen me 13%, deri më tani pagat nga 60-200 mijë lekë ishin pjesë e kësaj fashe tatimore. Ndërsa tatimin 23% tashmë do ta paguajnë ata që kanë pagat nga mbi 300 mijë lekë deri në 700 mijë lekë. kurse aktualisht këtë normë tatimore e paguajnë ata që kanë rroga nën 200 mijë lekë. Të pandryshuara mbeten vetëm dy fasha pagash. Do të vijojnë të mbeten të patatuara pagat deri në 50 mijë lekë, që është minimalja. Ndërsa për ato deri në 60 mijë lekë në muaj tatimi do të jetë 13% por vetëm për një pjesë të pagës prej 35 mijë lekësh. R.Xh Shqiptarja.com TAG: TVSH Buxheti buxheti 2027 paketa fiskale 2027 qeveria edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Tetor, 10:21
Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.3% Jo 22.6% Nuk e di 3.1% Vota total: 3449 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

