Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Qeveria la qytetarët pa punë e pa prona”/ Protestuesja me kritika të ashpra: Balluku kryehajdute


Sot në GJKKO do të mbahet seanca gjyqësore në ngarkim të 14 protestuesve, që janë arrestuar që në 1 shtator.

Sot në GJKKO do të mbahet seanca gjyqësore në ngarkim të 14 protestuesve, që janë arrestuar që në 1 shtator. Në mbrojtje të të arrestuarve, është mbajtur një protestë e fuqishme përpara GJKKO-së. Qytetarja ka shpërthyer ndaj Ramës dhe Ballukut, duke thënë se janë kryehajdutë të vendit. Ajo tha se është e paprecedentë, që njerëzit që protestojnë për bukën e gojës arrestohen dhe ata në pushtet që vjedhin, rrinë në karrige. Qytetarja: Unë këtu jam sot, që të ndihmoj ata djem që janë burgosur kot. Ne të njëjtin mendim kemi të gjithë. Qytetarët arrestohen sepse janë pa punë, sepse u është marrë prona etj. Unë kam bërë denoncim personal për Ramën dhe Ballukun, se janë hajdutë. Kam denoncuar për çështje personale, që janë krime dhe abuzime kundër njerëzve. Edhe SPAK nuk ka vepruar, por merret me popullin e thjeshtë që proteston për bukën e gojës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: balluku hajdute qytetarja