Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Qeveria është jashtë realitetit, bën gjasme në të gjithë krahët”, pedagogu Prifti me tone të ashpra: Opozita janë tufë pallaskash! Nuk e kuptoj si janë dehur!?


I ftuar në studion e emisionit Prime News24, pedagogu Rezart Prifti ka bërë një analizë të situatës politike, shoqërore dhe të protestave në vend, duke vënë theksin te kriza e thellë kulturore dhe dështimi i mazhorancës dhe opozitës.

I ftuar në studion e emisionit Prime News24, pedagogu Rezart Prifti ka bërë një analizë të situatës politike, shoqërore dhe të protestave në vend, duke vënë theksin te kriza e thellë kulturore dhe dështimi i mazhorancës dhe opozitës. Sipas tij, problemi thelbësor i shoqërisë shqiptare buron nga një disfunksion kulturor që lehtëson transaksionet dhe hipokrizinë e përditshme, duke e ndarë skenën në një trinom fals ku të gjithë bëjnë sikur veprojnë: “Teoria ime është që Shqipëria është në krizë të madhe kulturore dhe i bën shumë të thjeshta transaksionet. Kemi tri palë: qeverinë, pozitën dhe një shoqëri. Po marr qeverinë si e njeh. Mendoj se është jashtë realitetit. Është një trinom fals ku bëjmë gjasme të gjithë. Kemi një qeveri që bën gjasme në të gjitha krahët.” Nga ana tjetër, pedagogu nuk e kurseu as opozitën, duke e cilësuar atë si pjesë të të njëjtit sistem të konsumuar politik: “Opozita është tufë pallaskash. Këta janë po aq jashtë konteksti sa qeveria. Kanë qenë në qeveri. Kur këta janë jashtë kontekstit, mirë këta në qeveri janë dehur, po këta në opozitë si janë dehur?” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb