Detaje të reja janë zbuluar në lidhe me vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez pak ditë më parë, ngjarje e ndodhur te hotel “Principotes”, në Ksamil. Shtetasi francez Ibraim Leimoeiv, mik i viktimës, deklaron se kanë qenë në disko klab “Principote dhe po festonin, më pas kanë dalë dhe kanë shkuar tek shezllonet. “Ishim të gjithë së bashku. Aty ka ardhur një person i cili ishte i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë gri dhe fliste pak frëngjisht. Ai na tha “Qetësohuni ose do t’ju q* nenën”. Më pas goditi me kokë shokun tim Tourpal. Ne u përfshimë në konflikt”. Gjatë konfliktit erdhën dhe persona të tjerë dhe kam parë një person i veshur me ngjyrë bezhë në të bardhë me flokë të gjata gështenjë, me pak mjekër i cili ju drejtua Tourpalit me thikë dhe më pas iu drejtua Louis Miguelit. Aty ka pasur shumë lëvizje e persona dhe nuk e kam parë momentin kur ka goditur Louis Miguelin. Unë më pas i kam dhënë ndihmën e parë shokut tim duke i vendosur një bluzë të plaga. “Pyetjes se a e njeh personin që goditi me thikë, ai u përgjigj se nëse e shikon mund ta dallojë. Pasi i është vënë përpara fotoja e shtetasit Sokrat Vata, ai e ka njohur dhe ka deklaruar se ky ishte personi që kishte thikën dhe kishte goditur shokun e tij”, thuhet në dosje. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

