Lajme Zone
Qetësohen zjarret në Tiranë/ Dy vatra zjarri në Priskë, nuk rrezikohen banesa
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Qetësohen zjarret në Tiranë/ Dy vatra zjarri në Priskë, nuk rrezikohen banesa

Pas disa orësh të vështira  në luftë me flakët  më e kontrolluar është situata  në përiferi të Tiranës.

Pas disa orësh të vështira në luftë me flakët më e kontrolluar është situata në përiferi të Tiranës.

Ndërhyrja nga ajri dhe toka gjatë natës bëri të mundur lokalizimin e flakëve në Dajt e Priskë.

Në Dajt mbi tunelet e Qafë – Mollë sipas ministrisë së Mbrojtjes po vijon puna për shuarjen e vatrës në pyllin me pisha. Forcat zjarrfikëse po ndihmohen dhe nga dy helikopterë të Forcës Ajrore. Sipas ministrisë akualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërsa në Priskë të Madhe ka dy vatra aktive zjarri.

Njëra kërkon më tepër angazhim se është më pranë banesave. Era po perhap flaket ne te gjithe kodren. Ndersa forcat zjarrikese e kane te veshtire nderhyrjen nga toka. Aktualisht po operohet vetem nga ajri. Nje helikopeter I forces ajrore po hedh uje per lokalizimin e zjarrit.

Flakët sipas ministries së mbrojtes u perhapen drejt Gurrës, Farkës dhe Lundrës ku edhe ketu po punohet per ti neutralizuar.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që përfshiu një natë më parë periferinë e Tiranës për të cilin policia thotë se ka nisur hetimet. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet