Lajme Zone
Qëndroi vetëm 20 minuta/ Balluku paraqitet në SPAK, por hesht para gazetarëve
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Qëndroi vetëm 20 minuta/ Balluku paraqitet në SPAK, por hesht para gazetarëve

Ish-zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku qëndroi rreth 20 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe më pas u largua e shoqëruar nga avokati i saj, Ardian Kalia. As ish-zëvendëskryeministrja dhe as mbrojtësi i saj ligjor nuk pranuan të japin deklarata për mediat, pavarësisht interesit të lartë të gazetarëve. Paralelisht me paraqitjen e saj në SPAK, përpara godinës së institucionit u mblodh

Ish-zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku qëndroi rreth 20 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe më pas u largua e shoqëruar nga avokati i saj, Ardian Kalia. As ish-zëvendëskryeministrja dhe as mbrojtësi i saj ligjor nuk pranuan të japin deklarata për mediat, pavarësisht interesit të lartë të gazetarëve.

Paralelisht me paraqitjen e saj në SPAK, përpara godinës së institucionit u mblodhën qytetarë dhe aktivistë, të cilët protestuan duke hedhur parulla kundër Ballukut.

Paraqitja e saj vjen vetëm një ditë pasi kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi para gazetarëve se dosja ndaj ish-numrit dy të qeverisë mbetet prioritet për Prokurorinë e Posaçme dhe se hetimet po vijojnë.

Balluku është marrë e pandehur për procedurat që lidhen me Tunelin e Llogarasë dhe disa lote të Unazës së Madhe. Ndërkohë, ndaj saj vijojnë edhe hetimet për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, në lidhje me dy tenderë me vlerë mbi 1 milion euro, të zhvilluar gjatë kohës kur drejtonte shoqërinë shtetërore "Albcontrol". Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm