Lajme Zone
Qëndresa Qytetare kërkesë KLSH: Audito 4 milionë eurot e koncertit të Kanye West! Janë para publike, çdo qindarkë duhet të jetë e justifikuar
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Qëndresa Qytetare kërkesë KLSH: Audito 4 milionë eurot e koncertit të Kanye West! Janë para publike, çdo qindarkë duhet të jetë e justifikuar

Qëndresa Qytetare i është drejtuar sot zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit me kërkesën për të ushtruar kontroll mbi përdorimin, administrimin dhe mbrojtjen e 4 milionë eurove të marra nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për financimin e pjesshëm të koncertit të Kanye West.

Qëndresa Qytetare i është drejtuar sot zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit me kërkesën për të ushtruar kontroll mbi përdorimin, administrimin dhe mbrojtjen e 4 milionë eurove të marra nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për financimin e pjesshëm të koncertit të Kanye West. “Ekzistojnë dyshime serioze mbi ligjshmërinë dhe mënyrën e përdorimit të fondit rezervë, i cili, sipas legjislacionit buxhetor, duhet të përdoret vetëm për shpenzime të paparashikuara dhe objektivisht të pamundura për t’u parashikuar gjatë procesit të hartimit të buxhetit.

Financimi i një aktiviteti privat kulturor përmes një akti normativ të miratuar vetëm pak ditë përpara zhvillimit të koncertit ngre pikëpyetje të forta mbi respektimin e procedurave ligjore, transparencën e vendimmarrjes, kriteret e përzgjedhjes së përfituesit dhe eficiencën e përdorimit të parave publike. Akti Normativ nr. 3/2026 bie ndesh me angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë dhe rregullat e BE-së për ndihmën shtetërore, pasi favorizon financiarisht përfitues të caktuar dhe rrezikon të shtrembërojë konkurrencën

Për këtë arsye, Qëndresa Qytetare i kërkon Kontrollit të Lartë të Shtetit të auditojë të gjithë procesin e vendimmarrjes, transferimit dhe përdorimit të fondeve publike të lidhura me Aktin Normativ nr. 3/2026”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat. Kërkohet gjithashtu që nëse gjatë auditimit evidentohen elementë të ndihmës së paligjshme shtetërore apo shkelje të tjera ligjore, çështja t’u referohet institucioneve kompetente, përfshirë Komisionin e Ndihmës Shtetërore dhe organet e ndjekjes penale. “4 milionë euro janë para publike dhe çdo qindarkë e tyre duhet të jetë e justifikuar, transparente dhe e kontrollueshme”, përfn njoftimi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb