Dy protestues të njohur si të grupit të Flamingove janë arrestuar në Durrës, pasi qëlluan me vezë dhe sende të tjera të forta makinën në të cilën po udhëtonte kreu i qeverisë Edi Rama, të shtunën në Maminas. Incidenti ndodhi kur Rama po shkonte në Gjirin e Lalzit, aty ku do të mbahej Asambleja e PS-së dhe disa aktivistë i dolën eskortës në rrugë dhe e qëlluan me vezë makinë ne kryeministrit. Edison Lika, 28 vjeç dhe Albi Dema, 37 vjeç, ranë në prangat e Policisë ndërsa ndaj tyre u komunikua edhe masa e arrestit. Lika është një ndër aktivistët më të zëshëm të Flamingove ndërsa kjo është e disata herë që ai është shoqëruar në polici nga protestat. Ata janë proceduar për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës. LEXO EDHE:Majko i shqetësuar në Asamble: SPAK ka 1000 orë filmime erotike, të ikë kush del! Rama i kujton foton nudo para zgjedhjeve të 2007-s: Vetëm ti e Aneta u shqetësuat, mora më shumë vota Ndërsa 8 të tjerë që ishin të pranishëm janë proceduar penalisht në gjendje të lirë me akuzën e prishjes së qetësisë publike. P.J / Xh.K A.Hl Shqiptarja.com TAG: edi rama Durres Kameras arrestimet e protestuesve albi dema Edison lika Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
14 Nëntor, 14:59
Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 63% Të gabuar 27.7% Nuk e di 9.3% Vota total: 2879 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?

