Një 30-vjeçar rus, i dyshuar për vrasjen e tre personave në një poligon qitjeje në Danilovgrad të Malit të Zi, ka vrarë veten pas një shkëmbimi zjarri me policinë në një zonë pyjore.. Drejtori i Policisë së Malit të Zi tha se rusi, Mihail Shabunin, u lokalizua nga forcat speciale të pranë lagjes Topla, në pyll. Ata izoluan autorin e vrasjes së trefishtë, i cili në momentin e arrestimit hapi zjarr dhe më pas qëlloi veten në kokë. LEXO edhe...Mali i Zi po i afrohet anëtarësimit në BE, si po përpiqet Serbia të ndalojë Podgoricën Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në poligonin e qitjes “Češka zbrojevka” në Danilovgrad. 30-vjeçari vrau Nemanja Kapor, 20 vjeç, nga Podgorica, Petar Globareviç, 24 vjeç, po nga Podgorica, si dhe Momir Radonjiç, 67 vjeç, nga Danilovgradi. Të tre viktimat punonin në poligonin ku ndodhi sulmi. Xh.K/ReportTv.al Mihail Shabunin mali i zi Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.8% Drejtësia 65.5% Nuk e di 3.7% Vota total: 2617 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
