Qytetarët që do të kalojnë në pikën kufitare të Qafë Thanës mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk do të kenë nevojë për 2 kontrolle kufitare, por vetëm 1. Të dielën kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut Hristijan, inauguruan në Qafë Thanë sistemin e integruar të kontrollit “One Stop Shop”. Sistemi “Një ndalesë – Një kontroll” mundëson kryerjen e kontrolleve kufitare, doganore dhe të sigurisë në një pikë të vetme të përbashkët, duke shmangur procedurat e dyfishta dhe duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave mes dy vendeve. Pra, e thënë me fjalë më të thjeshta, qytetarët nuk do i nënshtrohen kontrolleve edhe nga pala shqiptare, edhe nga ajo maqedonase, por do të ketë vetëm një pikë kontrolli të përbashkët. Shqiptarët që do të shkojnë në Maqedonimë e Veriut do të kontrollohen nga dogana maqedonase, ndërsa maqedonasit që vijnë në Shqipëri do të kontrollohen nga dogana shqiptare. Për mallrat do të ketë vetëm një pikë të integruar kontrolli. LEXO EDHE:Kongresi i Manastirit në Korçë, 12 delegatët në ekspozitë Për kryeministrin Rama, ky transformim do t'u vlejë miliona qytetarëve ndërsa theksoi se synimi është shtrirja e të njëjtit sistem edhe në pikat e tjera kufitare. "Hidhet një hap konkret për këtë transformim, që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për miliona njerëz që kalojnë këtë kufi. Ne kemi një shprehje në shqip: “Beso dhe kontrollo”. Deri tani, në këtë doganë kemi qenë te “beso dhe kontrollo”, ndërsa hapi tjetër është “beso-beso”, që të mos kemi më asnjë kontroll këtu, në rrugëtimin tonë të përbashkët për t'u bërë pjesë e Europës, pa kontrolle në kufijtë mes nesh"- deklaroi Rama. Ndërsa për kryeministrin Mickoski veç rritjes së turizmit, ky moment do të forcojë më tej marrëdhëniet mes 2 vendeve. “Kjo është një vlerë e shtuar për të dyja vendet. Mendoj për bashkëpunimin në fushën e turizmit, përreth Liqenit të Ohrit, komunën e Ohrit dhe të Strugës, si dhe komunat e tjera që gravitojnë përgjatë liqenit, por gjithashtu edhe për bregdetin në Shqipëri.”,- u shpreh Mickoski. Rama u ndal edhe te marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se respektimi i sovranitetit dhe mosndërhyrja në çështjet e brendshme të njëri-tjetrit janë të rëndësishme për ruajtjen e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai u shpreh gjithashtu se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë popullsi shtetformuese dhe kanë të gjitha mundësitë për t'u përfaqësuar Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:03 Mos-ekzekutimi i himnit Kombëtar shqiptar në aktivitetin në Pustec, kryeministri Mickoski: S’e keni ndjekur deri në fund eventin! Maqedonia e Veriut, një vend që i respekton të gjitha etnitë (VIDEO) Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, ka reaguar për herë të parë që nga 20 gushti, pasi në hapjen e Festivalit Folklorik maqedonas në Pustec, nuk u ekzekutua himni kombëtar shqiptar, por vetëm ai maqedonas.Nga Qafë Thana, ku ishte i pranishëm bashkë me kryeministrin Edi Rama, kur u pyet për këtë çështje, Mickoski i tha gazetarit se himni ishte luajtur, por sipas tij, ndoshta gazetari nuk e kishte ndjekur eventin deri në fund.Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është një vend shumë-etnik, që i respekton të gjitha etniktë dhe kulturat.“Thatë se e keni një mik të ngushtë Ramën, por në Pustec para pak kohësh nuk u respektua himni shqiptar. A është momenti për t’i kërkuar falje popullit shqiptar?”, e pyeti gazetari shqiptar kryeministrin maqedonas.“Në Pustec dhe rrethinat e Pustecit jeton një pakicë maqedonase që janë qytetarë të Shqipërisë. Ata janë njerëz të qetë, nikoqir, e respektojnë shtetin ku kanë lindur, por dëshirojnë të kultivojnë edhe kulturën e tyre. Maqedonia është një shtet shumëetnik, shumëkulturor, një shtet që i respekton të gjitha etnitë. Sot po festojmë edhe një festë shumë të rëndësishme, siç është 22 nëntori. Në lidhje me himnin e Shqipërisë, siç duket nuk e keni ndjekur deri në fund eventin. Pas përfundimit të këtij eventi do ta tregoj videon ku tregohet sesi intonohet himni i Shqipërisë në atë eveniment. Por këtu jemi në një event tjetër, për të treguar sesa të mira janë marrëdhëniet mes 2 vendeve”, tha mes të tjerash Mickoski. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 13:49 Rama për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut: Shqiptarët janë popullsi shtetformuese, nuk duhet të ndërhyjmë në punët e brendshme të njëri-tjetrit (VIDEO) Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke u ndalur te respektimi i sovranitetit të dy shteteve dhe përfaqësimi i shqiptarëve në vendin fqinj. Rama theksoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë statusin e popullsisë shtetformuese dhe mundësitë për t'u përfaqësuar në institucionet e vendit.Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se ndërhyrjet e kryeministrave në çështjet e brendshme të shtetit tjetër nuk i shërbejnë marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat i cilësoi si vëllazërore.“Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sovran, ku shqiptarët janë popullsi shtetformuese dhe kanë të gjitha rrugët dhe mundësitë që të përfaqësohen. Kështu që unë nuk mendoj se i ndihmon marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve asnjë ndërhyrje e kryeministrave përkatës në punët e brendshme të shtetit tjetër”, u shpreh Rama. A.C/Shqiptarja.com Share A.C / U.D A.Hl Shqiptarja.com TAG: Korce Maqedonia e Veriut qafe thane Hristijan Mickoski edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
21 Nëntor, 17:11
Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 72% Protesta 22.1% Asnjëra 5.9% Vota total: 1304 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?
