Presidenti rus Vladimir Putin ka mbushur dje 74 vjeç, por mesazhet që ka marrë për ditëlindje kanë qenë diametralisht të kundërta: nga urimet e ngrohta të aleatëve të Moskës, te mesazhet ironike dhe akuzat e ashpra që kanë ardhur nga Ukraina. Ndër të parët që e uroi ishte lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili iu drejtua Putinit si “miku im më i dashur” dhe rikonfirmoi mbështetjen e Phenianit për Moskën. Në mesazhin e publikuar nga media shtetërore koreano-veriore, Kim vlerësoi drejtimin e Putinit dhe deklaroi se Rusia do të arrijë “fitore dhe lavdi”, duke e cilësuar luftën e Moskës si “të drejtë dhe të shenjtë”. Ai premtoi gjithashtu thellimin e partneritetit strategjik mes Koresë së Veriut dhe Rusisë. Por një “urim” krejt tjetër mbërriti nga Kievi. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, deklaroi se “dhurata” përfundimtare për Putinin duhet të jetë përballja me drejtësinë në Hagë. “Dhurata e tij përfundimtare do të jetë një vend në bankën e të akuzuarve në Hagë”, deklaroi Sybiha, duke shtuar se Ukraina po punon që Tribunali Special për krimin e agresionit kundër Ukrainës të kalojë në fazën praktike vitin e ardhshëm.
Kryediplomati ukrainas ironizoi gjithashtu sulmet e reja ruse të zhvilluara pikërisht në ditëlindjen e Putinit, duke deklaruar se gjeneralët rusë i kishin sjellë presidentit “dhuratën e tij të preferuar: krimet e luftës”.
Edhe presidenti Volodymyr Zelensky e lidhi ofensivën e fundit ruse me 74-vjetorin e Putinit. Sulmet me raketa dhe dronë goditën disa rajone të Ukrainës, përfshirë një ndërtesë banimi në Pryluky, ndërsa autoritetet ukrainase raportuan viktima dhe dhjetëra të plagosur. Zelensky e cilësoi shkatërrimin e ndërtesës si një “dhuratë ditëlindjeje” për presidentin rus.
Shtabi i Përgjithshëm ukrainas ka përdorur gjithashtu përvjetorin për të rikujtuar bilancin e tij të humbjeve ruse në luftë, shifra që Moska nuk i konfirmon dhe që nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. 🎂 Putin received some very different “birthday greetings” for his 74th — from Kim Jong Un, Ukraine’s military, and the EU
Symbolically, one of the first to congratulate him was one of the world’s most isolated leaders — Kim Jong Un. The North Korean leader called Putin his “dearest friend” and sent him a “militant greeting.”
Kyiv reacted very differently. Ukraine’s General Staff said that since the start of the full-scale invasion, the Russian military has suffered more than 1,545,950 troops killed or wounded — according to Ukrainian estimates.
The General Staff added: “Having unleashed the largest war on the continent since World War II, the Russian dictator is bringing his country closer to the abyss with every passing year — and himself closer to the dustbin of history.”
The EU also prepared its own “gift”: ambassadors agreed on a major expansion of sanctions lists covering 743 individuals and 826 entities linked to Russia’s military-industrial complex, as well as 77 lawmakers elected from occupied Ukrainian territories. A separate update targets 31 individuals and six organizations over Russia’s alleged use of chemical weapons.
Ukraine’s Foreign Minister Andrii Sybiha put his “congratulations” this way: “The main gift for him will be a seat in the dock in The Hague.” According to Sybiha, the Special Tribunal for the crime of aggression against Ukraine is being prepared for practical launch next year.
— NEXTA (@nexta_tv) October 7, 2026 © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

