Lajme Zone
Pushimet që u kthyen në tragjedi për familjen Çela, zjarri në banesë i merr jetën 24-vjeçares dhe dy fëmijëve të saj, kishin shkuar për të riparuar shtëpinë në fshat
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Pushimet që u kthyen në tragjedi për familjen Çela, zjarri në banesë i merr jetën 24-vjeçares dhe dy fëmijëve të saj, kishin shkuar për të riparuar shtëpinë në fshat

Një tragjedi e rëndë ka tronditur sot Postribën e Shkodrës dhe opinionin publik. Një nënë e re bashkë me dy fëmijët e saj një dhe tre vjeç kanë gjetur vdekjen si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e tyre në fshatin Domen.

Një tragjedi e rëndë ka tronditur sot Postribën e Shkodrës dhe opinionin publik. Një nënë e re bashkë me dy fëmijët e saj një dhe tre vjeç kanë gjetur vdekjen si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e tyre në fshatin Domen. Policia sqaroi se ngjarja e rëndë kishte ndodhur rreth orës 13:10, kur 24-vjeçarja kishte qenë brenda banesës me dy fëmijët.

Për fat të keq asnjë prej tyre nuk u arrit të shpëtohej në kohë. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar një shpërthimi i një bombole gazi që ndodhej në banesën e vjetër të familjes Çela, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një shishe me benzinë.

Familja Çela jetonte në Gjermani dhe kishte ardhur me pushime në Shkodër. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, ata kishin mbërritur sot në fshatin Domen, në shtëpinë e vjetër të familjes, pasi ata jetonin në Shkodër, me qëllimin për ta riparuar dhe për të bërë disa punime. Tragjedia me tre viktima në Postribë, nis me një minutë heshtje mbledhja e Këshillit Bashkiak në Shkodër

Aktualitet Detaje nga tragjedia në Shkodër/ Viktimat ishin kthyer nga Gjermania për pushime, policia gjen bombol gazi dhe shishe benzine në banesën e vjetër, dyshohet se…

Aktualitet Tragjedia me tre viktima në Postribë, reagon Presidenti Begaj: Jam thellësisht i pikëlluar, ngushëllimi familjes

Aktualitet Zjarri në banesën në Shkodër, reagon Policia: Dyshohet se ka humbur jetën nëna me dy fëmijët 1 dhe 3 vjeç Shkrumbohet banesa në Shkodër, dyshohet për viktima, nëna me dy fëmijët ndodheshin brenda në shtëpi

Aktualitet Thellohet tragjedia në Shkodër, gjendet një trup i dytë i pajetë. Brenda ndodheshin nëna me dy fëmijët Top Channel