Lajme Zone
Pushimet kthehen në tragjedi! i biri rrezikoi të mbytej në liqenin e Komos, babai hyri ta shpëtonte, humb jetën
BotëBalkanWeb

Pushimet kthehen në tragjedi! i biri rrezikoi të mbytej në liqenin e Komos, babai hyri ta shpëtonte, humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në liqenin e Komos, në Itali, ku një turist 45-vjeçar nga Holanda rezulton i zhdukur pasi u hodh në ujë për të shpëtuar djalin e tij 16-vjeçar.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në liqenin e Komos, në Itali, ku një turist 45-vjeçar nga Holanda rezulton i zhdukur pasi u hodh në ujë për të shpëtuar djalin e tij 16-vjeçar. Sipas autoriteteve italiane, incidenti ndodhi rreth orës 12:30 pranë zonës së Menaggio-s. Burri ndodhej në një varkë me qira së bashku me tre fëmijët e tij, kur pa djalin 16-vjeçar në vështirësi në ujë dhe u hodh menjëherë për ta ndihmuar.

Në ato momente, varka u largua nga vendi ku ndodheshin babë e bir. Të dy u përpoqën ta arrinin, por vetëm djali u shpëtua falë ndërhyrjes së një personi që ndodhej në një dërrasë me vozitje. Ndërsa 45-vjeçari u zhduk nën ujë. Pas disa telefonatave në numrin e emergjencës 112, në vendngjarje mbërritën menjëherë Roja Bregdetare, zjarrfikësit e Menaggio-s, ekipet e shpëtimit ujor nga Como, një varkë mbështetëse nga Dongo, si dhe zhytës të specializuar të transportuar me helikopter nga Malpensa. Operacionit i janë bashkuar edhe specialistë të tjerë të zhytjes nga Torino.

Kërkimet për gjetjen e turistit vijojnë intensivisht, ndërsa deri më tani ai rezulton ende i zhdukur. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: komo