Lajme Zone
Punonjësi i policisë në gjendje të rëndë/ Policia jep detaje për aksidentin në Korçë
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Punonjësi i policisë në gjendje të rëndë/ Policia jep detaje për aksidentin në Korçë

Policia ka reaguar zyrtarisht për aksidentin e ndodhur në hyrje të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve policore, aksidenti ka ndodhur, në afërsi të fshatit Bulgarec, ku automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi R. A., rreth 60 vjeç. Ky i fundit si pasojë ka humbur jetën në vendin e ngjarje

Policia ka reaguar zyrtarisht për aksidentin e ndodhur në hyrje të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve policore, aksidenti ka ndodhur, në afërsi të fshatit Bulgarec, ku automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi R. A., rreth 60 vjeç.

Ky i fundit si pasojë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i automjetit po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë: Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi R. A., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi R. A. ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. M., po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.