Lajme Zone
Punonjësi i OSSH Elbasan denoncon:  Punojmë të shtunave, të dielave dhe festave pa pagesë
EkonomiJOQ Albania

Punonjësi i OSSH Elbasan denoncon: Punojmë të shtunave, të dielave dhe festave pa pagesë

Një punonjës i OSSH Elbasan, me detyrë lexues, i është drejtuar JOQ Albania me një denoncim, duke treguar se ai dhe kolegët e tij detyrohen të punojnë rregullisht gjatë ditëve të shtuna, të diela, si dhe në disa raste gjatë festave zyrtare, pa marrë pagesë shtesë për këto ditë.

Një punonjës i OSSH Elbasan, me detyrë lexues, i është drejtuar JOQ Albania me një denoncim, duke treguar se ai dhe kolegët e tij detyrohen të punojnë rregullisht gjatë ditëve të shtuna, të diela, si dhe në disa raste gjatë festave zyrtare, pa marrë pagesë shtesë për këto ditë.

Sipas tij, puna gjatë fundjavave është e përsëritur dhe prek të gjithë punonjësit që merren me leximin e matësve.

“Muaj për muaj na nxjerrin në punë ditë të shtuna dhe të diela, por edhe festa zyrtare herë pas here dhe këto ditë nuk na paguhen fare”, shprehet denoncuesi.

Ai thotë se kur punonjësit kanë kërkuar sqarime lidhur me pagesën e këtyre ditëve, u është thënë se kjo mënyrë funksionon në të gjithë Shqipërinë dhe se ditët e shtuna, të diela dhe festat zyrtare nuk paguhen.

“Jemi familjarë me familje dhe, në vend që të kalojmë fundjavën me familjen, detyrohemi të dalim edhe në punë pa pagesë”, vijon ai.

Denoncuesi kërkon që shqetësimi i tyre të bëhet publik, me shpresën se do të gjendet një zgjidhje dhe se institucionet përgjegjëse do të verifikojnë situatën.

Denoncimi i punonjësit:

Pershendetje JOQ Albania uroj te jeni mire.

desha te bej nje denoncim per OSSH Elbasan operatori i shperndarjes se energjise elektrike pasi muaj per muaj na nxjerrin ne pune dite te shtune dhe te djele por edhe festa zyrtare her pas here dhe keto dite nuk na paguhen fare kjo eshte krejtesisht e padrejte sepse kodi i punes e thot shume qarte qe ditet e festave dhe ditet e pushimit paguhen shtes mbi pagen baze ose behet pushim dhe nuk dilet ne pune fare por kur pyesim na thone qe keshtu eshte per te gjithe shqiperine dhe ditet e shtuna te diela dhe festat zyrtare nuk ju paguhen na thone por kjo eshte apsurde dhe krejtesisht e pa drejte une jam nje punonjes i kesaj drejtorie me pozicion lexues dhe te gjithe lexuesit dalin ne pune te shtuna dhe te diela dhe festat zyrtare dhe askush nuk paguhet per keto dite jemi familjar me familje dhe ne vend qe te kalojme fundjaven me familjen detyrohemi te dalim edhe ne pune pa pagese ju lutem publikojeni qe zeri yne te degjohet te te gjendet nje zgjidhje edhe per neve ju faleminderit dhe anonim ju lutem. kalofshit mire. Kam foto ne aparatin qe bejme leximet daten 23/08/2026 ku e thot qarte data e caktuar dhe larte lexon Kabinat edhe sot kemi dale ne terren