Autostrada Tiranë-Durrës do të bllokohet përkohësisht në të dyja drejtimet për tre ditë radhazi. Përmes një njoftimi mbrëmë Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) tha se kufizimet do të jenë në fuqi gjatë orëve të natës, nga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Ndërhyrja lidhet me vijimin e punimeve për projektin e zgjerimit të Superstradës Tiranë-Durrës, Faza III. Gjatë kësaj kohe do të kryhet montimi i trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit. Qarkullimi në drejtim të Durrësit dhe Tiranës do të devijohet përkohësisht në rrugët dytësore. Mjetet e rënda, veçanërisht kamionët, do të devijohen që në nyjën e hyrjes së kryeqytetit. LEXO EDHE:Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njoftim për qytetarët: Bllokim i përkohshëm i aksit Tiranë-Durrës dhe anasjelltas për 3 netë Ndërkohë, automjetet që udhëtojnë drejt Rinasit, Shkodrës dhe Kosovës do të orientohen përmes mbikalimit Kashar-Thumanë. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: ARRSH autostrada tirane-durres Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Gusht, 11:16
Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.6% Drejtësia 65.8% Nuk e di 3.5% Vota total: 2452 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

