Lajme Zone
Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njoftim për qytetarët: Bllokim i përkohshëm i aksit Tiranë-Durrës dhe anasjelltas për 3 netë
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njoftim për qytetarët: Bllokim i përkohshëm i aksit Tiranë-Durrës dhe anasjelltas për 3 netë

ARRSH bën me dije se gjatë gjithë kohës së punimeve do të jetë e pranishme sinjalistika e përkohshme dhe personeli për menaxhimin e trafikut.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar kufizime të përkohshme të qarkullimit në aksin Tiranë-Durrës, në kuadër të punimeve për projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”. Në datat 1, 2 dhe 3 shtator 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të bllokohen përkohësisht korsitë e lëvizjes në të dyja drejtimet, për shkak të montimit të trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit. LEXO edhe...Bashkia e Tiranës në ngërç? Veliaj do të firmosë nga qelia, s’delegon kompetencat! PD i kërkon sqarime Këshillit! Pas shkarkimit, Ristani dorëhiqet si nënkryetare Në drejtimin Tiranë–Durrës, automjetet do të devijohen përmes rampës provizore në drejtim të Rinasit dhe do të vijojnë në rrugën dytësore, për t’u rikthyer më pas në autostradë. Mjetet e rënda dhe kamionët do të devijohen që në nyjën “Casa Italia”, duke vijuar lëvizjen nëpërmjet rrugës dytësore. Në drejtimin Durrës–Tiranë, qarkullimi do të devijohet përmes mbikalimit Kashar–Thumanë dhe rrugës dytësore në anën e majtë, deri pas mbikalimit të Kasharit, ku mjetet do të rikthehen në autostradë. Ndërkohë, automjetet me destinacion Rinasin, Shkodrën dhe Kosovën do të orientohen që në mbikalimin e autostradës Kashar–Thumanë, për të vijuar më tej në drejtimet përkatëse. ARRSH bën me dije se gjatë gjithë kohës së punimeve do të jetë e pranishme sinjalistika e përkohshme dhe personeli për menaxhimin e trafikut. Drejtuesve të mjeteve u kërkohet të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e personelit, si dhe të planifikojnë paraprakisht itinerarin e tyre. ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke rekomanduar shmangien, sa të jetë e mundur, të këtij segmenti gjatë orarit të punimeve. Njoftimi i ARRSH: Në kuadër të vijimit të punimeve për realizimin e projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”, dhe në zbatim të Planit të Menaxhimit të Trafikut, do të kryhen punime për montimin e trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit. Për realizimin e sigurt të këtyre punimeve, në datat 1, 2 dhe 3 shtator 2026, në intervalin kohor 23:00–05:00, do të ketë bllokim të përkohshëm të korsive të lëvizjes në të dyja drejtimet e aksit kryesor Tiranë–Durrës dhe Durrës–Tiranë. Gjatë këtij intervali kohor, qarkullimi i mjeteve do të menaxhohet dhe devijohet sipas skemës së mëposhtme: • Drejtimi Tiranë–Durrës Mjetet do të devijohen nëpërmjet rampës provizore në drejtim të Rinasit dhe do të vijojnë lëvizjen në rrugën dytësore. Rikthimi në autostradë do të bëhet nëpërmjet rrugës së Rinasit dhe rampës përkatëse në drejtim të Durrësit. • Mjetet e rënda, veçanërisht kamionët Për shkak të karakteristikave të qarkullimit dhe punimeve që do të kryhen, mjetet e rënda do të devijohen që nga nyja “Casa Italia”, duke vijuar nëpërmjet rrugës dytësore. • Drejtimi Durrës–Tiranë Mjetet do të devijohen nëpërmjet mbikalimit Kashar–Thumanë, duke vijuar në rrugën dytësore në anën e majtë, deri pas mbikalimit të Kasharit, nga ku do të rikthehen në autostradë. • Mjetet me destinacion Rinasin, Shkodrën dhe Kosovën Këto mjete do të sinjalizohen dhe orientohen që në mbikalimin e autostradës Kashar–Thumanë, për të vijuar më tej në drejtimin përkatës. Gjatë gjithë periudhës së ndërhyrjes do të jetë e pranishme sinjalistika e përkohshme rrugore, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë të lutur të ndjekin me përpikëri sinjalizimin dhe udhëzimet e personelit të angazhuar për menaxhimin e trafikut. ARRSH kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për kufizimet e përkohshme të qarkullimit. U rekomandohet drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin e tyre dhe të shmangin, sa të jetë e mundur, qarkullimin në këtë segment gjatë intervalit kohor të punimeve Share R.Xh/E.H/ReportTv.al tirane-durres rinas Kashar Durres Tirane ARRSH Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.4% Drejtësia 66% Nuk e di 3.6% Vota total: 1877 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?