Lajme Zone
Punimet në Bllok shqetësojnë vizitorët: Tela, gropa të hapura dhe rrezik kudo
EkonomiJOQ Albania

Punimet në Bllok shqetësojnë vizitorët: Tela, gropa të hapura dhe rrezik kudo

Një shqiptare, e cila ka ardhur në Shqipëri për pushime, ka shprehur shqetësimin për gjendjen e punimeve në zonën e Bllokut në Tiranë.

Një shqiptare, e cila ka ardhur në Shqipëri për pushime, ka shprehur shqetësimin për gjendjen e punimeve në zonën e Bllokut në Tiranë.

Në një denoncim të saj, ajo thotë se mbeti e tronditur pasi pa kushtet në të cilat po zhvillohen punimet, veçanërisht për sa i përket sigurisë së këmbësorëve.

“E di që ka çështje të tjera që duhet të marrin vëmendje, por u trondita kur pashë gjendjen e rrezikshme të punimeve në Bllok mbrëmë”, shkruan ajo.

Sipas saj, nuk ka hapësira të sigurta ku këmbësorët mund të lëvizin gjatë punimeve. Në zonë, ajo thotë se ka kabllo dhe materiale të dëmtuara të shpërndara kudo, ndërsa gropa të hapura janë lënë të ekspozuara, disa prej tyre direkt mbi sistemin e kanalizimeve.

“Duket e papranueshme që situata të jetë kaq e keqe”, shprehet ajo.

Shqiptarja thekson se kjo situatë prek jo vetëm banorët e zonës, por edhe turistët që qëndrojnë në hotelet përgjatë këtyre rrugëve, si dhe bizneset e vogla që përpiqen të mirëpresin klientët dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre në kushte të vështira.

“Thjesht mendova ta ndaj këtë shqetësim në emër të njerëzve që jetojnë në këtë zonë, turistëve që qëndrojnë në hotelet e këtyre rrugëve dhe bizneseve të vogla që, pavarësisht kushteve të vështira, përpiqen ende të mirëpresin klientët dhe turistët”, thotë shqiptarja duke kërkuar masa mbrojtëse dhe sinjalizuese në këtë zonë që po kryhen punime.