Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaci, tha në një reagim publik, se projekti që po zbatohet për zgjerimin e rrugës Elbasan – Qafë-Thanë, nuk po shkatërron shtratin e lumit Shkumbin. Ai tha se punimet po kryhen për të krijuar një sistem të qëndrueshëm mbrojtës për rrugën pa e devijuar lumin, për të shmangur rrëshqitje masive si ato që ndodhën në muajin shkurt në Librazhd. “Mbrojtja lumore është një nga komponentët më të rëndësishëm të projektit për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë dhe po realizohet për herë të parë në këtë aks. Rreth gjashtë muaj më parë, gjatë zhvillimit të projektit, një rrëshqitje masive krijoi probleme të mëdha, jo vetëm për ecurinë e punimeve, por edhe për lëvizjen e automjeteve. LEXO EDHE:Tre orë drejtor në Elbasan! Everest Kazheli jep dorëheqjen nga Kadastra pak pasi kishte marrë emërimin Sipas vlerësimeve të specialistëve në terren, një nga faktorët që ndikuan në këtë situatë ishte edhe erozioni i thellë, i shkaktuar nga mungesa e mbrojtjes lumore. Gjatë javëve të fundit janë shfaqur në rrjetet sociale pretendime se po shkatërrohet shtrati i lumit apo se ka devijim të rrjedhës së lumit Shkumbin. Këto, në fakt, janë të gjitha shqetësime shumë të drejta. Megjithatë, kam dëshirë të sqaroj se ndërhyrja që po kryhet është plotësisht pjesë e projektit të zbatimit dhe nuk përbën devijim të pakontrolluar të lumit. Në këtë fazë po realizohet sistemi i mbrojtjes së rrugës me pilota dhe me mur betoni, ndërsa rruga do të ngrihet rreth 18 metra mbi nivelin aktual të lumit. Për të kryer këto punime në kushte të sigurta dhe të thata, është ndërtuar një argjinaturë provizore, e cila izolon përkohësisht zonën e punimeve nga prurjet e lumit. Pra, ajo që shohim sot në terren, pavarësisht pamjes që mund të krijojë shqetësim, nuk është konfigurimi përfundimtar i shtratit të Shkumbinit, por një masë e përkohshme, e nevojshme për realizimin e punimeve. Me përfundimin e punimeve, argjinatura provizore do të hiqet dhe lumi do të marrë konfigurimin e përcaktuar në projekt. Ndaj, ajo që po ndërtohet sot nuk është shkatërrimi i lumit, por pjesë e një ndërhyrjeje të planifikuar për mbrojtjen e rrugës dhe të vetë shtratit lumor, duke garantuar njëkohësisht sigurinë e infrastrukturës dhe funksionimin normal të Shkumbinit”, thotë Karakaçi. SI.E./Shqiptarja.com TAG: Enea Karakaçi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Elbasan elbasan qafe thane Komente Komento Sondazhi i ditës:
8 Tetor, 11:03
PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.5% Jo 33% Nuk e di 6.4% Vota total: 3771 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
