Lajme Zone
Punime intensive në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Më shumë siguri dhe zhvillim ekonomik
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Punime intensive në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Më shumë siguri dhe zhvillim ekonomik

Rama e cilësoi projektin si një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, duke theksuar se përfundimi i tij do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e lëvizjes së automjeteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se punimet në aksin rrugor Elbasan–Qafë Thanë po vijojnë me ritme të larta, ndërsa ndau në rrjetet sociale pamje nga ecuria e këtij investimi. Rama e cilësoi projektin si një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, duke theksuar se përfundimi i tij do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e lëvizjes së automjeteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. LEXO edhe...VIDEOLAJM/ Testohen në rrugë mjetet ushtarake ‘Made in Albania’, Rama: Marrëveshje me 30 vende për eksport “Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin ekonomik e turistik të zonave që lidhen përmes këtij aksi”, u shpreh Kryeministri. Sipas Ramës, investimi është pjesë e programit për modernizimin e infrastrukturës kombëtare dhe zhvillimin e rrjetit rrugor në përputhje me objektivat e Shqipërisë 2030. “Vijojmë me punët e Shqipërisë, me infrastrukturë moderne dhe funksionale, që i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe vizionit për Shqipërinë 2030”, tha Rama. I gjithë projekti Elbasan–Qafë Thanë, 50.12 km i gjatë, është një nga më të rëndësishmit në vend, me itinerar Durrës–Elbasan – Librazhd–Qafë Thanë, për të vazhduar më tej me lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. Korridori VIII është një nga akset rrugore më të rëndësishme për Republikën e Shqipërisë, pasi është një korridor që lidh Shqipërinë edhe me vendet e tjera të rajonit. Share K.M/E.H/ReportTv.al edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.1% 100 bashki (PD) 15.7% 61 bashki (si sot) 27.2% Vota total: 1386 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?