Lajme Zone
Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Muçi Shaljanin, dënohen me 1 vit shërbim prove ish-zyrtarët e AMP
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Muçi Shaljanin, dënohen me 1 vit shërbim prove ish-zyrtarët e AMP

Saliasi dhe Sala u dënuan me nga 9 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar gjykata vendosi 6 muaj heqje lirie, dënim i cili u konvertohet në 1 vit shërbim prove.

Gjykata e Tiranës i cilësoi fajtorë dhe dënoi dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala, pasi shpërdoruan detyrën kur punësuan në kundërshtim me ligjin Muçi Shaljanin, alias “Sheqeri”, i cili u ekzekutua në atentatin te rrethrrotullimi i Rinasit, bashkë me Gilmando Danin, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Saliasi dhe Sala u dënuan me nga 9 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar gjykata vendosi 6 muaj heqje lirie, dënim i cili u konvertohet në 1 vit shërbim prove. Muçi Shaljani u pranua si agjent në AMP vetëm 6 ditë pasi e kishte bërë kërkesën, ndërsa nga hetimi rezultoi ishin shkelur të gjitha procedurat ligjore. Shaljani është paguar deri ditën e atentatit nga AMP, nga 16 shtatori deri më 11 nëntor 2025, pa u paraqitur asnjë ditë të vetme në punë. LEXO EDHE:Arrestimi/ Gjykata rrëzon ankimin e Ilir Metës, mbetet në fuqi vendimi për mosnisjen e hetimeve ndaj punonjësve të burgut 313 -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/Shqiptarja.com TAG: gilmando dani Gjykata e Tiranes gezim sala artjol saliasi AMP Muci Shaljani Komento Komente Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.2% I gabuar 27.7% Nuk e di 8.1% Vota total: 3797 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?