Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Puna e natës, gaz i ditës”/ Profesori Lush Susaj: Territorialja, marri që do të shpopullojë vendin! Nuk lodhemi, në shesh deri në largimin e tiranisë


Profesori Lush Susaj iu bashkua edhe sot protestës së opozitës para Kryeministrisë, e cila po zhvillohet prej 132 ditësh. Ai kundërshtoi reformën e re territoriale, të miratuar nga mazhoranca në Kuvend, duke paralajmëruar se, sipas tij, ajo do të sjellë varfëri dhe shpopullim.

Profesori Lush Susaj iu bashkua edhe sot protestës së opozitës para Kryeministrisë, e cila po zhvillohet prej 132 ditësh. Ai kundërshtoi reformën e re territoriale, të miratuar nga mazhoranca në Kuvend, duke paralajmëruar se, sipas tij, ajo do të sjellë varfëri dhe shpopullim. Në fjalën e tij, Susaj u shpreh se protesta nuk do të ndalet deri në largimin e qeverisë, ndërsa kritikoi edhe heshtjen e punonjësve të arsimit përballë zhvillimeve në vend. Profesori theksoi se çështjet që lidhen me bashkitë dhe pushtetin vendor nuk duhet të trajtohen si çështje partiake, por si probleme që prekin drejtpërdrejt qytetarët dhe komunitetet. Ai deklaroi se protestuesit nuk janë lodhur dhe as dobësuar, pavarësisht kohëzgjatjes së protestës. “Kjo protestë nuk shuhet pa larguar tiraninë. Më dhemb ajo që po i ndodh shkollës shqipe. E papranueshme që punonjësit e arsimit heshtin, heshtja është turp dhe protesta është dinjitet. Kush është burrë dhe shqiptarë të dalë në sheshet e lirisë. Kam një fjalë për marrinë që ndodhi mbrëmë. Çdo lloj politike e diktatorëve, mos harrojmë fjalën e urtë që thotë “Puna e natës është gazi i ditës.

Problemet e bashkive dhe pushtetit lokal nuk janë çështje partish, por çështjet e vatrës. Duhet ta dinë që atë që kanë planifikuar mbrëmë do të sjellin vetëm varfëri dhe shpopullim, ndaj e kundërshtoj. Në rast se mendojnë që jemi mërzitur dhe dobësuar, e kanë kot”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb