Pamje të reja nga aksidenti i ndodhur gjatë garave ilegale me vetura në Trudë të Prishtinës janë publikuar dhe shpërndarë në rrjete sociale.Në pamjet shihet momenti i përplasjes mes dy veturave, ndërsa mënyra se si ndodh goditja ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se informatën për aksidentin e ka pranuar gjatë mesditës, pas së cilës njësia për kontroll në autostrada ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.Sipas Policisë, përveç dëmeve materiale, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.Ndërkohë, njësia policore është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e plota në të cilat ka ndodhur aksidenti. Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms

