Lajme Zone
Publikohen emrat dhe fotot e efektivëve të akuzuar për dhunën ndaj studentëve
PolitikëPolitiko

Publikohen emrat dhe fotot e efektivëve të akuzuar për dhunën ndaj studentëve

Foto dhe emra të disa efektivëve të Policisë së Shtetit janë publikuar në rrjetet sociale, të shoqëruara me akuza për dhunë ndaj studentëve gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë. Në postimin e shpërndarë online pretendohet se personat e identifikuar kanë qenë të përfshirë në episode dhune ndaj protestuesve. Mes emrave të përmendur janë Kreshnik Ymeraj, Viktor Todhe, Ndriçim Dajt, Klodi Haruni,

Foto dhe emra të disa efektivëve të Policisë së Shtetit janë publikuar në rrjetet sociale, të shoqëruara me akuza për dhunë ndaj studentëve gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë. Në postimin e shpërndarë online pretendohet se personat e identifikuar kanë qenë të përfshirë në episode dhune ndaj protestuesve. Mes emrave të përmendur janë Kreshnik Ymeraj, Viktor Todhe, Ndriçim Dajt, Klodi Haruni, Artur Prifti.

Autorët e publikimit pretendojnë gjithashtu se një prej drejtuesve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) ka dhënë urdhra për përdorimin e plumbave të gomës ndaj protestuesve. Në postim ngrihen akuza edhe për një efektiv që dyshohet se ka qëlluar me armë gjatë ndërhyrjes policore.

Sipas të njëjtit publikim, disa prej personave të përmendur kanë fshirë llogaritë e tyre nga rrjetet sociale pas shpërndarjes së fotografive dhe emrave. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm