Lajme Zone
Pse Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e ish-krerëve të UÇK-së?
PolitikëJOQ Albania

Pse Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e ish-krerëve të UÇK-së?

Më 16 shtator, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, kryeministri Edi Rama reagoi publikisht me një fjalë të vetme: “Marre!”. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg, Kadri Veseli me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite burg.

Por vetëm nëntë ditë më vonë, kur Rama u ngjit në podiumin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, çështja e ish-krerëve të UÇK-së mungoi tërësisht në fjalimin e tij. Për rreth 20 minuta, kryeministri shqiptar foli kryesisht për inteligjencën artificiale, zhvillimin e teknologjisë dhe nevojën për rregulla ndërkombëtare, pa bërë asnjë referencë për Kosovën, UÇK-në apo vendimin e Hagës.

Kontrasti mes dy qëndrimeve ngre një pikëpyetje të fortë politike: nëse vendimi i Gjykatës Speciale ishte “marre” për Ramën më 16 shtator, pse ai nuk tha asnjë fjalë për ish-krerët e UÇK-së në një prej tribunave më të rëndësishme ndërkombëtare?