Intifada e çakejve: Kur protesta djeg shpresën bashkë me Tiranën... Dhuna dhe vandalizmi mund të kënaqin grupet radikale, por nuk ndërtojnë alternativë politike. Në kaosin e rrugës fitojnë vetëm ata që e drejtojnë lojën nga larg, ndërsa qytetarëve u mbeten frika, pasiguria dhe rrënojat. Problemi i protestave të zgjatura kundër Edi Ramës nuk qëndron te karakteri i tyre heterogjen apo te mungesa e koordinimit.
Diversiteti, zërat dhe rrymat e ndryshme mund ta pasurojnë një lëvizje. As prania e grupeve radikale dhe ekstreme, si integralistët islamikë dhe rrymat e tyre, nuk përbën në vetvete problemin kryesor.
Nuk ka kuptim të tregohemi hipokritë dhe të bëjmë sikur këto forca nuk ekzistojnë. Në shoqërinë shqiptare veprojnë rryma islamiste, por edhe grupe radikale antisemite me degëzimet e tyre politike dhe ideologjike.
Shoqëria jonë vjen nga një histori ku dilema mes Lindjes islame dhe Perëndimit sekular e të krishterë ka ndikuar mbi formimin e kombit dhe të shtetit shqiptar.
Ismail Qemali, një laik me orientim të qartë perëndimor, megjithëse kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës në zemër të pushtetit osman, u përpoq t’i ekuilibronte dhe bashkonte rrymat e ndryshme të kësaj shoqërie. Ai kërkoi të merrte prej secilës atë që mund t’i shërbente ndërtimit të shtetit.
Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës përfaqësojnë, në thelb, një kërkesë të përgjithshme për ndryshimin dhe rinovimin e klasës politike. Problemi nuk qëndron te mosmarrëveshjet mes palëve, por te filozofia mbi të cilën po ndërtohet lufta e tyre politike.
Kjo filozofi i ngjan modelit të Hamasit dhe Vëllazërisë Myslimane, një koncept që nuk gjen shtrat natyrshëm në mentalitetin politik shqiptar.
Është logjika e intifadës, e cila kërkon të përmbysë gjithçka për të arritur një objektiv të paqartë. Edhe nëse arrin të rrëzosh gjithçka, nuk do të thotë se ke ndërtuar diçka. Mund të përmbysësh pushtetin dhe bashkë me të edhe rendin, kohën dhe vetë shoqërinë.
Masakra e 7 tetorit 2023 mbetet metafora më e tmerrshme e kësaj strategjie: të shkaktosh një llahtar për të fituar më pas vëmendje dhe simpati. Rezultati solli trauma dhe viktima në të gjitha anët. Plagët u thelluan, urrejtja u shtua dhe arsyeja humbi terren.
Dhuna në Tiranë, me djegie masive dhe vandalizëm, mund t’i ketë dhënë protestës një lloj popullariteti dhe miratimin e simpatizantëve më radikalë. Në të njëjtën kohë, ajo ka shtuar frikën, ka vrarë shpresën dhe ka rritur pasigurinë.
Në kaos sjnë vetëm mbretërit e tij, prestigjatorët që i komandojnë lojërat nga lart, të ngrohtë, të pasur dhe të sigurt.
Njerëzit e zakonshëm mbeten poshtë, me frikën për jetën, familjet dhe fëmijët. Buzëqeshja ia lë vendin ankthit, ndërsa pasiguria e zëvendëson shpresën.
Një protestë e fortë dhe popullore duhet t’u japë njerëzve forcë, shpresë dhe ide konkrete për ndryshimin. Ajo duhet të nxjerrë figura që besojnë te ndërtimi, jo te shkatërrimi.
Në të kundërt, do të fitojnë sërish çakejtë dhe hienat. Shqipëria i ka me shumicë dhe ata ushqehen vetëm me kërma./Pamfleti protestat e dhunshme stili i hamas-it Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë I dënuar për trafik droge, sekuestrohen 29 pasuri të Ilir Shehut dhe gruas së tij; mes tyre kompani farmaceutike 17 Nëntor 2026, 11:5011:50Dosja e zezë Si e ndaluan Niko Peleshi dhe Ervin Mete shitjen e repartit ushtarak që Edi Rama po ia jepte Gjergj Lucës me dokumente false 16 Nëntor 2026, 12:1212:12Dosja e zezë Dosja sekrete e Baton Haxhiut: Pse Ministria e Brendshme kundërshtoi shtetësinë dhe kush ia hapi rrugën në Shqipëri? 15 Nëntor 2026, 16:5816:58Dosja e zezë Elbasani në duart e krimit, dosja e SPAK që kërcënon kupolën socialiste 14 Nëntor 2026, 19:1519:15Dosja e zezë Veton Surroi hap dosjen e Baton Haxhiut: Nga takimet me sigurimin serb te korridoret e pushtetit në Tiranë 14 Nëntor 2026, 15:5515:55Dosja e zezë Misteri i daljeve dhe takimeve të fshehta të Erion Veliajt: Kallëzim ndaj drejtorit të paraburgimit të Durrësit 13 Nëntor 2026, 13:2513:25Dosja e zezë

