Sot avokatët e Erion Veliajt dolën në media dhe deklaruan se SPAK nuk u ka dhënë leje për të zhvilluar një takim në datën 10 shtator dhe se do të shkonin në Strasburg të çonin dosjen.
Në fakt, këta që dalin dhe shfaqen si avokatë mund të quhen konsulentë të huaj sepse ligji shqiptar nuk i njeh, nuk i lejon, pasi duhet të jenë avokatë të një vendi të BE-së. Avokati i vetëm i zotit Veliaj është Plarent Ndreca, i pandehuri i SPAK-ut. Qesharake/ Avokatët britanikë të Veliajt: Do shkojmë në Strasburg pa firmën e klientit
10 Shtator, 13:47 Miqtë e Erionit ose konsulentët ligjorë për çështjet “KÇKS”, (pra kap ç’të kapim në Strasburg), sot kanë mashtruar publikisht. Sepse thonë "nuk jemi lejuar të takojmë kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, i cili mbahet në burgun e Durrësit".
E vërteta sipas SPAK është që ata janë lejuar, iu është dhënë leja për në datën 10 shtator, por ka qenë Drejtoria e Burgjeve, e cila varet nga Ministri Toni Gogu, me Kryeministrin në qeveri Edi Ramën, Kryetari i Partisë Socialiste të Erion Veliajt, i cili për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve që ka pasur institucioni, ka kërkuar një datë tjetër. "Në lidhje me pretendimin se SPAK nuk ka dhënë leje për takimin e avokatëve të huaj me Erion Veliajn, paraprakisht duhet sqaruar se këta shtetas nuk janë legjitimuar në procedimin penal si avokatë mbrojtës, pasi ligji shqiptar nuk lejon ushtrimin e avokatisë në këtë formë nga avokatë të huaj.
Megjithatë, ata janë lejuar të takojnë të pandehurin në cilësinë e vizitorëve dhe, në këtë cilësi, e kanë vizituar atë dy herë deri tani.
Për sa i përket kërkesës për takim me të pandehurin më datë 10 shtator, duhet sqaruar se prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë dhënë miratimin paraprak. Për shkak të pamundësisë organizative të Drejtorisë së Burgjeve për ta realizuar takimin në atë datë, nga ana e prokurorëve është kërkuar që të propozohet një datë tjetër.
Pra, pretendimi se Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë leje për takimin, nuk qëndron", sqaron SPAK per CNA. Ekskluzive/ SPAK ka dhënë lejen për takimin e avokatëve me Veliajn
10 Shtator, 14:17 Pra, jo vetëm nuk i është ndaluar nga SPAK, i cili e ka konfirmuar, por Burgjet e kanë shtyrë takimin sepse kanë aktivitetet e tjera.
Erion Veliaj nuk bën përjashtim nga të burgosurit e tjerë që duhet të shkojnë dhe ta takojnë kur dhe si të duan miqtë e huaj apo konsulentët e huaj ligjorë, se i ka për vrapin, për të çuar çështjen në Strasburg. Si gjithë të tjerët, kur institucioni i Burgjeve ka aktivitete, takimi shtyhet për një kohë tjetër.
Në burgun e Durrësit do kishte një event kulturor ku do hidhej valle dhe Erion Veliaj do shikonte shfaqjen, nuk kishte pse të shqetësohej nga miqtë e huaj.
Kjo është ajo që kanë bërë Burgjet. SPAK-u u ka dhënë lejen, burgjet kanë pasur aktivitet edukues. T
ani këta konsulentët ligjorë të huaj ne e kemi kuptuar që KÇKS janë, por thelbi i çështjes është fakti që mirë paratë ia marrin Erion Veliajt, po të paktën mos tallen kështu me klientin e tyre, se shqiptarët të vërtetën do ta mësojnë, se nuk ka për t'i lënë kush as këta, as atë avokatin e pandehur të mashtrojnë opinionin publik. Strategjia “KÇKS” dhe mashtrimet e mbrojtjes së Veliajt
31 Korrik, 10:49 E vërteta është një dhe vetëm një.
E vërteta është që leja është dhënë për takimin me Erion Veliajn dhe avokatët thanë që s'kemi leje dhe nuk na është dhënë nga SPAK-u.
Një mashtrim, si mashtrimet e bëra nga studiot e lobistëve që na thonin se Olsi Dado është aktivist i Partisë Demokratike, apo si mashtrimet e shpikura nga mediat dhe njerëzit e zdromsit, ku na thonë se prokurori Olsi Dado i kishte kërkuar shtesë mbi lejen e ndërtimit, ndërkohë që CNA i ka bërë një shkresë zyrtare Bashkisë dhe nuk kemi marrë përgjigje. 385 ditë mashtrimi publik/ Pse Erion Veliaj dhe Mero Baze nuk nxjerrin dokumentin me firmën e Ols Dados? 6 Shtator, 10:06 Drejtësi me mashtrime?! Gjynah Erioni i shkretë me këta avokatë, e ka gjetur belaja./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

