Lajme Zone
Pse IuteCredit u përzu nga Prishtina dhe u lejua të lulëzojë në Tiranë?
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pse IuteCredit u përzu nga Prishtina dhe u lejua të lulëzojë në Tiranë?

Skenat e dhunshme dhe bastisja e degës së IuteCredit gjatë protestës së sotme në Tiranë, ku mobiliet u hodhën nga dritaret e katit të dytë dhe bankomatët u goditën me gurë, nuk janë gjë tjetër veçse shpërthimi i një revolte të akumuluar prej vitesh nga qytetarët e varfëruar. Por kjo ngjarje ngre një pyetje thelbësore: Pse një institucion i tillë u dëbua nga Kosova si "kërcënim për sigurinë kombëtare", ndërsa në Shqipëri vazhdon të operojë pa asnjë pengesë?

Kosova tregoi shtet: BQK dhe Qeveria Kurti mbyllën çerdhen e "fajdeve"

Në vitin 2019, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) mori një vendim drastik e të guximshëm: revokimin e menjëhershëm të licencës për IuteCredit.

Arsyetimi i autoriteteve në Prishtinë ishte i prerë: Kamata marramendëse e gjakpirëse: IuteCredit kishte devijuar tërësisht nga plani i biznesit, duke aplikuar norma interesi super të larta që kapnin shifrat e dhjetëra e qindra përqindësh përmes komisioneve të fshehta, duke shfrytëzuar nevojën e shtresave më të pambrojtura. Cenim i sigurisë kombëtare: Institucionet e Kosovës e vlerësuan praninë e skemave të tilla si një rrezik real socio-ekonomik që varfëronte dhe skllavëronte qytetarët. Kur kompania paditi shtetin e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit duke kërkuar dhjetëra milionë euro dëmshpërblim, qeveria e Albin Kurtit dhe BQK e mbrojtën vendimin me fanatizëm dhe Kosova e fitoi përfundimisht gjyqin në Arbitrazh, duke i provuar botës se mbrojtja e qytetarëve nga abuzimi financiar është detyrë e shtetit.

Banka së Shqipërisë: Heshtje, tolerim dhe skandale

Krejt e kundërta ka ndodhur në Tiranë. Përderisa Kosova u vu në mbrojtje të xhepave të qytetarëve, në Shqipëri IuteCredit ka zgjeruar aktivitetin pa u shqetësuar nga askush.

Banka e Shqipërisë dhe organet e drejtësisë kanë mbyllur sytë përballë: Normave të papërballueshme të interesit që kanë futur mijëra familje shqiptare në borxhe pa rrugëdalje. Denoncimeve të shumta për falsifikim kontratash, ngarkim borxhesh pa dije të qytetarëve dhe bashkëpunim me skemat e mbledhjes me dhunë të borxheve si skandali i mikrokredive/MCA. Sekuestrimit të pagave, pensioneve dhe pronave të qytetarëve për shuma minimale fillestare. Kur institucionet dështojnë, vendin e merr vetëgjyqësia

Ngjarjet e sotme tregojnë qartë diferencën mes një shteti që vepron me ligj dhe një shteti që kapet nga interesat financiare.

Në Kosovë, institucionet vepruan me laps e me ligj për të mbrojtur popullin. Në Shqipëri, meqenëse Banka e Shqipërisë dhe institucionet rregullatore dështuan të bëjnë detyrën e tyre, qytetarët e revoltuar zgjodhën ta zgjidhin me gurë, shkatërrim e nxjerrje mobiliesh në rrugë. Skenat e sotme në Tiranë janë treguesi më i hidhur se ku përfn një shoqëri kur shteti braktis qytetarin dhe mbron abuzuesin.