Lajme Zone
Pse Erion Veliaj nuk është një kundërshtar politik i Edi Ramës
PolitikëCNA

Pse Erion Veliaj nuk është një kundërshtar politik i Edi Ramës

Mediat e pushtetit dhe kryesisht papagajtë e paguar nga Er...

Mediat e pushtetit dhe kryesisht papagajtë e paguar nga Erion Veliaj dhe familjarët e tij, po përpiqen të dalin në një lojë të re, të na thonë se Erion Veliaj është kundërshtar i pushtetit të Edi Ramës.

“HA HA HA”! Kjo nuk është për të qeshur, kjo është për t'u gajasur. Erion Veliaj, kundërshtar i Edi Ramës, mos e ndalni të qeshurën.

Erion Veliaj është thjesht një i burgosur me 13 akuza të rënda penale dhe kurrsesi nuk është një kundërshtar i Edi Ramës. Lëvizjet e tij të fundit janë për të politizuar çështjen e tij me qëllim kapjen me variantin KÇKS (kap, ç'të kapim në Strasburg). Strategjia “KÇKS” e avokatëve të Veliajt

30 Korrik, 12:26 Kështu është zhvilluar gjithçka prej tij nga dita kur janë njoftuar akuzat e SPAK-ut. Me sulme ndaj mediave dhe gazetarëve, me vizita në SHBA, u arrestua, iu regjistruan telefonata dhe doli në përgjime duke na thënë se prokurorët i kishin kërkuar 2 milionë euro, për këtë kishte edhe dëshmitarë. PËRGJIMET/ Erion Veliaj inskenoi pagesën 2 milionë euro/ Si e ngriti gënjeshtrën me Mero Bazen 5 Prill, 12:55 Gjithashtu, nga ana tjetër, kërkonte të mos transferohej në burgun “313”, të thirrej Mero Baze, të fliste me Mero Bazen, të fliste me Ramën, të fliste me Ulsi Manjën. Kjo është e vërteta.

Dhe prej 18 muajsh Erion Veliaj nuk shkon të gjykohet. Jo se është kundërshtar i Edi Ramës, por sepse nuk do të përballet me drejtësinë. Erion Veliaj i shkruan diversionin Mero Bazes 5 Maj, 22:00 Erion Veliaj është çuar në burgun e Fierit, një transferim që ka ndodhur nga burgu i Durrësit. Një lëvizje krejt normale, pasi dhjetëra të paraburgosur lëvizin sa në një ambient në një ambient tjetër për sigurinë e tyre dhe për informacione që kanë të bëjnë edhe me situatat në paraburgim. Dhe Erion Veliaj nuk është një njeri i zakonshëm, siç e thonë, po është një kryetar bashkie në detyrë. Fitorja e radhës e Zdromsit, nga Durrësi në burgun e Fierit 28 Tetor, 12:08 Dhe do ta ushtrojë detyrën, po si kryetar bashkie, nga burgu, mund ta ushtrojë edhe në burgun e Durrësit dhe në Fier, ndoshta dhe në paraburgimin e Korçës, por meqenëse ai ka pretendime, ne i kemi bërë një propozim Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ta sjellin te “313”, ndoshta shikon edhe zyrën e Ols Dados, zyrën e Altin Dumanit dhe GJKKO-në dhe i bie në mend të shkojë të gjykohet pasi prej 18 muajsh shtyn pa ndalim gjyqet. Një propozim që të shpëtojmë nga debati për paraburgimin e Veliajt

29 Tetor, 21:29 Dosja e tij është në gjykatë dhe tani duan të na e shesin Erion Veliajn si kundërshtar politik të Edi Ramës, se erdhën protestat.

Erion Veliaj nuk është kurrsesi një kundërshtar politik i Edi Ramës, është njeriu i tij, i përzgjedhur prej tij për të qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Partia Socialiste mori një përgjegjësi për ta shkarkuar nga detyra, pasi ai nuk dha dorëheqjen. Dhe kjo nga Gjykata Kushtetuese u quajt e gabuar. Erion Veliaj qëndroi në detyrë për shkak të pasaktësive procedurale në shkarkim, sepse Erion Veliaj duhej të dëgjohej.

Ai veprim i shkarkimit mund të ketë qenë një lëvizje për të politizuar çështjen për ta quajtur burgun e Erion Veliajt politik, sepse teza se Ols Dado ishte aktivist i PD-së, u ra. Teza se Ols Dado kishte kërkuar shtesë ndërtimi, u ra, e rrëzuan me shkresë me dorën e tyre. E rrëzoi njeriu i Erion Veliajt, Alban Dokushi. U ngeli argumenti politik. Dokushi përgënjeshtron Veliajn dhe mashtruesit e tij/ Rrëzohen gënjeshtrat 405-ditore për Ols Dadon

26 Shtator, 10:04 Në pushtetin 13-vjeçar të Edi Ramës, Erion Veliajn e arrestonte Sali Berisha

Kjo është jo për t’u gajasur, por për të ulëritur nga të qeshurat. Ndërkohë që vetë Sali Berisha kishte qenë për gati një vit në arrest shtëpie. Ndërkohë që aleati i tij, Ilir Meta, ndodhet po në paraburgim te “313”, edhe ai me akuza të rënda penale.

Po përpiqen me çdo kusht të politizojnë çështjen. Këtë e bën Mero Baze, këtë e bëjnë mediat e pushtetit. Ta nxjerrin Erion Veliajn si kundërshtar politik, se qenka ngatërruar me protestat edhe me telefonata. Erion Veliaj: Në burg më futi Saliu

14 Janar, 14:34 Ne si CNA e kemi thënë që në krye të herës. Njerëzit që mbështetën Erion Veliajn në zgjedhjet lokale të vitit 2023, pra influencerat e të tjerë, ishin ata që mbështetën edhe protestën e “Flamingove”. Të paguar apo jo, të influencuar ose jo, kjo u provua me kohë.

Po çështja është shumë e thjeshtë.

Erion Veliaj nuk e ka bërë atë gjë për të qenë kundërshtar politik me Edi Ramën. Çdo veprim i bërë nga Erion Veliaj ka pasur një qëllim: që t'i detyrojë të tjerët të jenë sa më afër tij dhe të kontribuojnë sa më shumë që ai të dalë nga burgu dhe të rikthehet në detyrë. Hijet e Erion Veliajt në protestë

13 Qershor, 10:38 Këtë histori e fillojmë dhe e mbarojmë me përgjimet e vitit 2025, kur ai flet me telefon nga burgu i Durrësit. I ka të gjitha të provuara nga e para tek e fundit. Ndaj dhe çështja e Erion Veliajt, transferimi i tij në burgun e Fierit, nuk është çështje politike, nuk është një hakmarrje e Edi Ramës për protestat.

Njerëzit e Erion Veliajt mund të kenë shkuar në protesta dhe nuk ka asgjë të keqe. Por kjo nuk do të thotë se janë kundërshtarë politikë të Edi Ramës. Janë me qindra e qindra socialistë që shkojnë dhe protestojnë, jo se janë kundërshtarë politikë të Edi Ramës, jo se do të shkojnë të votojnë Sali Berishën, apo Arlind Qorin e Agron Shehajn, do të shkojnë të votojnë Partinë Socialiste. Kush është në protestë?!

10 Qershor, 14:48 Por kërkojnë që Edi Rama të jetë më social, të jetë më socialist. Ajo nuk është protestë vetëm e kundërshtarëve të Edi Ramës. Ajo është protestë edhe e socialistëve, kundër politikave të Edi Ramës, i cili me sa duket reflektoi edhe me lëvizjet e fundit në Paketën Fiskale, tentoi të ishte edhe më socialist, tentoi të rishpikte Edi Ramën socialist.

Ndaj dhe tezat se pjesëmarrja në protestë të bën kundërshtar politik me Edi Ramën, apo Erion Veliaj paska bërë namin nga burgu kundër Edi Ramës dhe kjo automatikisht e bën kundërshtar politik, është një gënjeshtër.

Erion Veliaj nuk është kundërshtar politik, sepse ai është njeriu që kontribuoi në krah të Berishës në vitin 2005 për të rrëzuar socialistët nga pushteti, për të larguar Fatos Nanon. Më pas mori të gjitha përfitimet me ardhjen e socialistëve në pushtet. Ministër, kryetar bashkie, por tashmë përballë drejtësisë me 13 akuza të rënda penale, 9 nga të cilat korrupsion, dhe duan të na e shesin si çështje politike. Erion Veliaj, në kurrizin e socialistëve 8 Dhjetor, 19:12 Kjo është një gënjeshtër, asgjë më shumë. Pasi e panë se nuk e fitonin dot procesin gjyqësor, e shtynë pafundësisht, sulmuan prokurorët e gjyqtarët dhe nuk shkuan të përballen me drejtësinë. Tani kërkojnë ta bëjnë politike me Edi Ramën dhe qëllimi është i vetëm: Kapim, ç'të kapim në Strasburg.

Pasi e panë se me të tjerat nuk ia dolën dot, as me shtyrjet e seancave, as me gratë shtatzëna, strategji këto të konsulentëve të tij nga jashtë, të cilët kanë shkuar deri në gënjeshtra e mashtrime në Kongres, me fakte që ne i kemi denoncuar me dhjetëra herë, tani kërkojnë të na tregojnë se Erion Veliaj është kundërshtar politik i Edi Ramës dhe transferimi i tij nga burgu është politik. Opozitari i qelisë, lali Zdromsi na doli edhe kundër Ramës

26 Tetor, 18:19 Pyetja është mjaft e thjeshtë: Po me drejtësinë ç'lidhje ka kjo punë, se nga e transferojnë, ku e transferojnë burgjet Erion Veliajn?

Të shkojë të përballet me drejtësinë, me prokurorët, me gjyqtarët, të dalë i pafajshëm, të shkojë të bëhet kundërshtari i Edi Ramës dhe le të bëjë partinë më të madhe politike në Shqipëri po të dojë, në rast se shqiptarët do ta votojnë Zdromsin.

Por Erion Veliaj nuk shkon të përballet me drejtësinë. Dhe këto lojëra politike me transferime janë thjesht dhe vetëm skenar që diçka të fitojë në Strasburg, se deri tani duket se është me lugën e çorbës bosh, të cilën e gëlltit dhe e vjell çdo ditë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.