Lajme Zone
Pse Edi Rama e provokoi sherrin me Erion Braçen brenda grupit të PS
PolitikëPamfleti

Pse Edi Rama e provokoi sherrin me Erion Braçen brenda grupit të PS

Përplasja verbale mes Edi Ramës dhe Erion Braçes në mbledhjen e së premtes së kaluar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste përbën një refren që është përsëritur në disa takime të mazhorancës.

Frikë nga rebelimi i heshtur në Partinë Socialiste... Edi Rama dhe Erion Braçe / Përplasja me Erion Braçen nuk rrezikon numrat e mazhorancës, por reagimi i kryeministrit zbulon një shqetësim tjetër: deputetët që heshtin në mbledhje dhe flasin në tavolina... Përplasja verbale mes Edi Ramës dhe Erion Braçes në mbledhjen e së premtes së kaluar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste përbën një refren që është përsëritur në disa takime të mazhorancës.

Braçe është shfaqur hapur si kritik ndaj disa qëndrimeve dhe vendimeve të kreut të qeverisë. Mediat i kanë pasqyruar një pjesë të këtyre përplasjeve, ndërsa vetë deputeti socialist i ka shpjeguar publikisht kundërshtitë e tij.

Megjithatë, marrëdhënia e tensionuar me deputetin veteran, i cili ka shpallur edhe kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës, nuk duket se përbën në vetvete një problem politik për Edi Ramën.

Braçe kritikon shpesh dhe nuk pajtohet me disa vendime të Ramës dhe të qeverisë së tij, por ai nuk përfaqëson një aktor që mund të rrezikojë numrat e mazhorancës në Kuvend.

Ai ka votuar kundër ndonjë ligji dhe, në raste të tjera, ka zgjedhur të mos marrë pjesë në votim. Megjithatë, Erion Braçe nuk drejton një grupim brenda mazhorancës dhe nuk është pozicionuar në krye të ndonjë fraksioni që synon të rrëzojë qeverinë. Në votimet që kupola e partisë i ka konsideruar pjesë të vijës së saj politike, Braçe ka qëndruar përgjithësisht besnik. Ai e ka paraqitur vazhdimisht këtë qëndrim si pjesë të filozofisë së tij politike.

Braçe ruan ndikim brenda Partisë Socialiste dhe gëzon popullaritet mes një pjese të mbështetësve të mazhorancës. Pavarësisht kësaj, ai nuk ka tentuar të ndërtojë apo të drejtojë një fraksion që mund të kërcënojë pushtetin e Ramës.

Por në mbledhjen e javës së kaluar të grupit parlamentar, kryeministri përdori një frazë që shprehu hapur shqetësimin e tij për një rebelim të mundshëm brenda partisë.

Duke marrë shkas nga kritikat e Erion Braçes, Edi Rama u kërkoi deputetëve që në parti të thonë të njëjtat gjëra që thonë nëpër tavolina.

Kjo deklaratë e zhvendos vëmendjen nga Braçe te deputetët që nuk flasin hapur. Rama nuk shqetësohet vetëm nga kritiku që përplaset publikisht me të. Ai shqetësohet më shumë nga ata që heshtin në mbledhje, por shprehin pakënaqësinë e tyre jashtë strukturave zyrtare të partisë.

Grupet kritike dhe rivalitetet e brendshme nuk përbëjnë një zhvillim të ri në Partinë Socialiste. Mazhoranca ka pasur vazhdimisht aktorë dhe grupime që kanë kundërshtuar drejtuesit e lartë ose janë përplasur për poste dhe ndikim.

Deri tani, kjo situatë i ka shërbyer Edi Ramës. Ai i ka përdorur pakënaqësitë dhe rivalitetet për të ruajtur kontrollin përmes logjikës “përça dhe s”. Këtë herë, megjithatë, kreu i mazhorancës duket se nuk e kontrollon më situatën me të njëjtën siguri. Heshtja që ka pushtuar grupin e gjerë socialist mund t’i duket shumë më kërcënuese se përplasjet e zhurmshme të së kaluarës.

Rama i administronte konfliktet e mëparshme duke përdorur privilegjet dhe ndëshkimin sipas rastit. Në këtë mënyrë, ai menaxhonte ambiciet dhe kërkesat e grupeve të ndryshme politike. Kryeministri i njihte me hollësi këto interesa përmes kërkesave që i paraqiteshin, por edhe përmes informacionit që siguronte për mbledhjet dhe takimet e brendshme.

Çdo lëvizje kritike zhvillohej hapur dhe zakonisht drejtohej kundër personazheve që ndodheshin poshtë Edi Ramës në hierarkinë e pushtetit. Faktorët kritikë brenda mazhorancës nuk kishin as mbështetjen e nevojshme dhe as mundësinë për të manovruar në nivelet më të larta.

Sot, situata paraqitet ndryshe. Përpjekja për largimin e Edi Ramës ka marrë përmasa institucionale në disa qendra politike brenda dhe jashtë vendit. Në këtë panoramë përfshihen shtete të rëndësishme europiane, si Gjermania, por edhe qarqe me ndikim brenda së majtës europiane.

Nëse këta faktorë do të mbështesnin ose inkurajonin një lëvizje të brendshme, edhe një grup i vogël brenda mazhorancës mund ta shumëfishonte peshën e tij politike.

Në këtë ekuilibër të ri forcash, Edi Rama kontrollon një grup të madh parlamentar, por pozita e tij paraqitet më e brishtë se më parë. Një rrjedhje votash ose një thyerje e disiplinës brenda grupit, në një mjedis politik të paqëndrueshëm, do ta dobësonte autoritetin e kryeministrit dhe do të inkurajonte lëvizje të tjera centrifugale brenda mazhorancës.

Në këto kushte, Rama duket se ka humbur një pjesë të kontrollit faktik mbi zhvillimet e brendshme, edhe pse ka shtuar presionin ndaj deputetëve. Dobësimi i pushtetit ushqen te liderët afatgjatë frikën nga tradhtia politike. Kjo frikë mund ta shtyjë një drejtues të marrë vendime të nxituara, të cilat më pas prodhojnë reagime zinxhir dhe e thellojnë krizën.

Për këtë arsye, Edi Rama përdor përplasjet e kontrolluara si një mjet për të provokuar dhe identifikuar sinjalet e rebelimit brenda partisë. Përplasja me Erion Braçen i shërben si test për sallën, jo vetëm si përgjigje ndaj një deputeti kritik.

Por këtë herë, Rama nuk arriti të zbulonte atë që kërkonte. Intuita mund t’i sinjalizojë se pakënaqësia po zgjerohet, por kryeministri nuk arrin ta identifikojë plotësisht, ta masë ose ta lidhë me emra dhe grupe konkrete.

Kjo është pamja politike e humbjes së kontrollit. Lideri e percepton rrezikun, por nuk e lokalizon dot. Ai dëgjon zërat nëpër tavolina, por nuk i dëgjon në mbledhjet e partisë. Dhe kur heshtja e vartësve e tremb pushtetin më shumë se kundërshtimi publik, lidershipi ka hyrë në fazën më të rrezikshme të dobësimit të tij./Pamfletiedi rama erion braçe grupi i ps Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Shehaj rrëmbeu dokumentin sekret, PS kërkon 60 ditë përjashtim dhe kallëzim në SPAK për deputetin 27 Korrik 2026, 13:3413:34Politike Mori kopjen e marrëveshjes me SHBA-në dhe u largua me vrap, Shehaj: E lexova dhe e ktheva sërish në Kuvend 27 Korrik 2026, 12:5712:57Politike Mori marrëveshjen sekrete me SHBA dhe iku me vrap nga Kuvendi, reagon Balla: Arrestoni Agron Shehajn 27 Korrik 2026, 12:3612:36Politike Ballkani Perëndimor me dy shpejtësi: Ligjet kalojnë, reformat ngecin 27 Korrik 2026, 12:0212:02Politike "Sekret"/ Marrëveshja konfidenciale 302 mln $ me SHBA, Shehaj merr kopjen dhe largohet me vrap nga Kuvendi (Video) 27 Korrik 2026, 11:3311:33Politike Kredia 302 mln $ nga SHBA, Berisha akuzon Ramën: Po shkel Kushtetutën, kërkon ta kalojë me procedurë të paligjshme 27 Korrik 2026, 11:1511:15Politike