Lajme Zone
Pse Beogradi lejoi arratisjen e banditëve që terrorizuan Kosovën?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pse Beogradi lejoi arratisjen e banditëve që terrorizuan Kosovën?

Por gjykata ia kishte ndaluar Radoiçiçit daljen nga vendi dhe i kishte sekuestruar pasaportën. Nëse ai ka arritur vërtet të largohet, pyetja nuk është vetëm se ku po shkon, por edhe kush e ndihmoi të dilte nga Serbia. Dhe sa njerëz janë të kënaqur, që të paktën për momentin, ai nuk do të duhet t'u përgjigjet pyetjeve të pakëndshme për sulmin në Banjskë dhe lidhjet mes nëntokës kriminale serbe në Kosovë dhe Beogradit?

Milan Radoiçiç (djathtas) dhe Zvonko Veselinoviç (në qendër), në shoqërinë e Nikola Petroviçit (majtas), bashkëpunëtor i afërt i presidentit serb. Foto: BIRN. / Pas largimit të Zvonko Veselinoviçit drejt Turqisë, edhe ish-partneri i tij i biznesit, Milan Radoiçiçi, raportohet se është larguar drejt Rusisë. Një ish-inspektor i përgjithshëm i BIA-s rikthen në vëmendje sulmin e Banjskës dhe lidhjet mes nëntokës kriminale serbe në Kosovë dhe pushtetit në Beograd... Në Serbi, janë shtuar ditët e fundit udhëtimet e ngutshme jashtë vendit të disa “biznesmenëve” me lidhje të afërta me pushtetin e deritanishëm. Zvonko Veselinoviçi është larguar drejt Turqisë, ndërsa ish-partneri i tij i biznesit, Milan Radoiçiçi, mund të ndodhet në Rusi, sipas një ish-inspektori të përgjithshëm të Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

Por gjykata ia kishte ndaluar Radoiçiçit daljen nga vendi dhe i kishte sekuestruar pasaportën. Nëse ai ka arritur vërtet të largohet, pyetja nuk është vetëm se ku po shkon, por edhe kush e ndihmoi të dilte nga Serbia. Dhe sa njerëz janë të kënaqur, që të paktën për momentin, ai nuk do të duhet t'u përgjigjet pyetjeve të pakëndshme për sulmin në Banjskë dhe lidhjet mes nëntokës kriminale serbe në Kosovë dhe Beogradit?

Dy ditë pas udhëtimit të Zvonko Veselinoviçit drejt Turqisë, u përhap lajmi se edhe ish-partneri i tij i biznesit, Milan Radoiçiçi, ishte larguar nga Serbia. Sipas Milan Zvezdanoviçit, ish-inspektor i përgjithshëm i BIA-s, Radoiçiçi ishte nisur drejt Rusisë.

Ironia e kësaj historie qëndron te fakti se politikani serb nga Kosova, i cili kishte marrë përsipër organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë, e kishte të ndaluar me vendim gjykate të largohej nga Serbia dhe i ishte sekuestruar pasaporta. Por me Partinë Progresiste Serbe ende në pushtet, duket se në Serbi gjithçka është e mundur.

Ende nuk dihet nëse Radoiçiçi ka arritur vërtet të dalë jashtë vendit, dhe nëse po, kush mund ta ketë ndihmuar. Por është e qartë se largimi i tij, do të ngrinte pikëpyetje serioze për funksionimin dhe rolin e shërbimeve serbe të sigurisë.

Serbia mund të hapë së shpejti një rubrikë të veçantë për ish-zyrtarët politikë dhe biznesmenët që, ditët e fundit, duket se kanë pasur punë urgjente jashtë vendit. Të mërkurën u publikua lajmi për udhëtimin e Zvonko Veselinoviçit drejt Turqisë, ndërsa të premten një ish-zyrtar i shërbimeve sekrete foli për largimin e Milan Radoiçiçit drejt Rusisë.

Duke pasur parasysh të kaluarën e përbashkët të të dyve, kjo ngjashmëri në kohë vështirë se mund të kalojë pa u vënë re.

Radoiçiçi nuk duhej të largohej nga Serbia

Milan Zvezdanoviç, ish-inspektor i përgjithshëm i BIA-s, deklaroi në emisionin e së premtes në televizionin N1 se, sipas informacioneve jozyrtare, Radoiçiçi ishte larguar nga Serbia. Ish-zyrtari pretendoi se informacioni për udhëtimin e tij drejt Rusisë vinte nga vetë shërbimet sekrete.

Gjatë emisionit, ai u pyet nëse Radoiçiçi kishte marrë leje për t’u larguar nga vendi apo nëse e kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Përgjigjja e Zvezdanoviçit ishte e shkurtër: Meqë Partia Progresiste Serbe vazhdon të jetë në pushtet, Radoiçiçit nuk i nevojitej leje.

Megjithatë, gjykata i kishte sekuestruar pasaportën dhe i kishte ndaluar daljen nga Serbia. Përveç kësaj, ai ishte urdhëruar të paraqitej në komisariatin përkatës të policisë në datat 1 dhe 15 të çdo muaji. Sipas N1, redaksia e televizionit i ishte drejtuar Gjykatës së Lartë në Beograd më 29 tetor, për të mësuar nëse Radoiçiçi e kishte përmbushur detyrimin e paraqitjes në polici. Përgjigjja mbërriti vetëm më 13 nëntor.

Edhe një pjesë e drejtuesve të BIA-s janë të shqetësuar

Nëse Radoiçiçi është larguar vërtet drejt Rusisë, lindin menjëherë disa pyetje: Si e kaloi kufirin, çfarë dokumenti udhëtimi përdori dhe a kishin dijeni për largimin e tij institucionet që duhej të mbikëqyrnin zbatimin e masave të vendosura nga gjykata?

Vlen të theksohet edhe një tjetër pretendim i ish-zyrtarit të shërbimeve sekrete. Sipas Zvezdanoviçit, largimi i Radoiçiçit ka shqetësuar edhe disa prej drejtuesve të BIA-s. Ai tha se në nivelet e larta të agjencisë, mund të ketë persona që në të kaluarën kanë pasur marrëdhënie biznesi ose lidhje kriminale me Radoiçiçin.

Ky është një pretendim që mund të sqarohet vetëm përmes një hetimi të pavarur. Megjithatë, ish-inspektori i përgjithshëm paralajmëron se largimi i mundshëm i Radoiçiçit mund ta vështirësojë zbulimin e këtyre lidhjeve.

Banjska, zhdukja e protagonistit kryesor

Emri i Radoiçiçit lidhet para së gjithash me sulmin e armatosur të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, në veri të Kosovës. Megjithatë, ai është përmendur edhe në çështje të tjera, të cilat më pas janë zbehur nga vëmendja publike. Përplasja në Banjskë, përfi me vrasjen e një polici të Kosovës dhe të tre sulmuesve serbë.

Në atë kohë, Radoiçiçi ishte nënkryetar i Listës Serbe, e cila mbështetej nga qeveria në Beograd dhe Partia Progresiste Serbe. Pak ditë pas sulmit, ai njoftoi përmes avokatëve se e kishte organizuar vetë aksionin e armatosur dhe dha dorëheqjen nga funksioni partiak.

Në kuadër të procedurave penale në Serbi, ai dyshohej, ndër të tjera, për sigurimin e armëve, municioneve dhe eksplozivëve gjatë periudhës janar-shtator 2023. Një pjesë e armatimit dyshohet se ishte transportuar nga zona e Tuzlës, në Bosnjë dhe Hercegovinë, drejt Beogradit dhe më pas në Kosovë.

Sipas dyshimeve, armët ishin fshehur në ndërtesa të braktisura dhe në zona pyjore përpara se grupi të ndërmerrte operacionin në Banjskë. Por në këtë pikë, çështja shkon përtej përgjegjësisë individuale të Radoiçiçit. Si u arrit të sigurohej, transportohej dhe fshihej një sasi kaq e madhe armësh?

Çfarë informacioni kishin shërbimet serbe të sigurisë? A ishin në dijeni të përgatitjeve për operacionin dhe, nëse po, përse nuk e penguan atë? Sipas Zvezdanoviçit, BIA dhe Radoiçiçi kishin pasur më parë marrëdhënie të afërta.

Megjithatë, vetëm një hetim mund të sqarojë nëse shërbimi kishte dijeni për operacionin e Banjskës apo nëse ishte përfshirë në përgatitjen e tij. Shqiptarët e Kosovës e kanë parë këtë operacion si një përpjekje për të krijuar një lloj “Donbasi të vogël” në veri të vendit.

Sipas interpretimit politik të ish-inspektorit të përgjithshëm, operacioni i Banjskës përshpejtoi në fund të fundit tërheqjen e institucioneve shtetërore serbe nga veriu i Kosovës dhe i shkaktoi dëme të rënda interesave kombëtare të Serbisë. Është e qartë se, pa marrë në pyetje personalisht Radoiçiçin, do të jetë shumë më e vështirë të zbulohet se kush mund të ketë pasur dijeni paraprake për sulmin e armatosur dhe çfarë roli mund të ketë luajtur në përgatitjen e tij.

Njëri në Turqi, tjetri thuhet se është nisur drejt Rusisë

Koha kur dolën këto lajme është veçanërisht domethënëse. Më 11 nëntor, BALK raportoi se, sipas portalit investigativ KRIK, Zvonko Veselinoviçi kishte fluturuar nga Sarajeva drejt Stambollit. Portali serb kishte arritur të identifikonte fluturimin dhe të konfirmonte se Veselinoviçi kishte udhëtuar me pasaportë serbe.

Megjithatë, nuk kishte informacion të verifikuar se sa kohë synonte të qëndronte në Turqi apo nëse ndaj tij ishte lëshuar ndonjë urdhër arresti. Dy ditë më vonë u publikuan edhe raportimet për largimin e Radoiçiçit. Dallimi është se në rastin e këtij të fundit, udhëtimi i pretenduar drejt Rusisë nuk mbështetet ende nga të dhëna udhëtimi të verifikueshme në të njëjtën mënyrë.

Megjithatë, rrugët e të dyve janë kryqëzuar në disa raste. Për shumë vite ata kanë vepruar së bashku në veriun e Kosovës, në fushën e investimeve shtetërore, ndërtimit, marrëdhënieve politike dhe sipërmarrjeve të ndryshme. Nuk kanë qenë thjesht të njohur, por edhe partnerë biznesi të regjistruar zyrtarisht.

INKOP, kompania e përbashkët nga e cila u largua Radoiçiç

Milan Radoiçiçi, Zvonko Veselinoviçi dhe vëllai i këtij të fundit, Žarko, kanë qenë më parë bashkëpronarë të kompanisë së ndërtimit INKOP, me seli në Çuprija të Serbisë. Kompania kishte në përbërje edhe 5 biznese të tjera, që ushtronin veprimtari në fusha të ndryshme, nga ndërtimi i rrugëve dhe industria e betonit deri te administrimi i hoteleve.

Në grupin INKOP bënin pjesë edhe kompania e ndërtimit të rrugëve Novi Pazar-put, Betonjerka e Aleksinacit dhe Dolly Bell, e cila operonte në sektorin hotelier. Pas sulmit të armatosur në Banjskë, më 2 tetor 2023, Radoiçiçi nënshkroi kontratën përmes së cilës ua kaloi aksionet e tij vëllezërve Veselinoviç.

Ndryshimi i pronësisë u regjistrua më 6 tetor. Veçoria e kësaj marrëveshjeje, ishte se Radoiçiçi ua kaloi aksionet pa marrë asnjë kompensim. Pra, vetëm pak ditë pasi kishte pranuar se organizoi sulmin në Banjskë, u largua nga një perandori biznesi që deri atëherë kishte përfituar kontrata të rëndësishme shtetërore.

Pas këtij ndryshimi, Zvonko Veselinoviçi zotëronte 60 për qind të aksioneve të INKOP-it, ndërsa Žarko Veselinoviçi 40 për qind. Megjithatë, largimi i Radoiçiçit nuk i dha fund aktivitetit të grupit. Kompanitë vijuan të merrnin kontrata të rëndësishme në sektorin e ndërtimit, ndërkohë që pronarët e tyre ishin nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas hetimeve të mëparshme të Radios Evropa e Lirë, INKOP-i dhe kompanitë e lidhura me të kanë marrë pjesë edhe në ndërtimin e rrugëve në Serbi, si nënkontraktore të kompanive të mëdha kineze. Pas largimit të dy personazheve kryesore, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me kompanitë që ata ndërtuan së bashku dhe me kontratat e tyre shtetërore.

Kur të gjithë gjenin vendin e tyre

Në shtator 2024, BALK kishte trajtuar marrëdhëniet politike dhe ekonomike që mund t’u kishin krijuar disa biznesmenëve kushte jashtëzakonisht të favorshme gjatë viteve të pushtetit të Aleksandar Vuçiç. Disa nga pretendimet e publikuara në atë kohë nga tabloidi që citohej në artikull preknin vetëm sipërfaqen e çështjes.

Megjithatë, marrëdhëniet e biznesit mes Radoiçiçit dhe Veselinoviçit, struktura e pronësisë së INKOP-it dhe pjesëmarrja e kompanive të grupit në investimet shtetërore, mund të verifikohen përmes dokumenteve të regjistrit të bizneseve dhe të prokurimeve publike. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Edhe komunikimet e publikuara nga KRIK përmes platformës Sky kanë nxjerrë në pah pazare politike dhe ekonomike në Novi Sad. Në to bëhej fjalë jo vetëm për investime të mëdha, por edhe për emërime në polici dhe mbështetje politike.

Kështu, lidhjet kriminale me qarqet më të larta politike kanë ndikuar më parë në mënyrë të konsiderueshme në jetën publike, ndërsa personat e përfshirë kanë mohuar vazhdimisht akuzat se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm mbi institucionet shtetërore.

Por tani në Beograd po fryjnë erëra të tjera. Pas zgjedhjeve të tetorit, raportet e forcave në parlament kanë ndryshuar dhe po shtohen pyetjet për lidhjet politike, ekonomike dhe të sigurisë që janë ndërtuar gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit.

Në këto rrethana, udhëtimi i Zvonko Veselinoviçit drejt Turqisë dhe largimi i pretenduar i Milan Radoiçiçit drejt Rusisë, vështirë se mund të shihen si çështje thjesht private, e aq më pak si rastësi. Të besuarit po braktisin anijen që po fset./Pamfleti nga “Balkan Magazinebeogradi kosova banditët Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Baton Haxhiu, Jovica Stanishiq dhe dosja e vitit 1998; çfarë fshihet pas takimeve me Mahmut Bakallin? 14 Nëntor 2026, 11:3011:30Kosova Kosova përballet me Izraelin në Prishtinë, Policia paralajmëron bllokime të përkohshme të rrugëve 14 Nëntor 2026, 11:0011:00Kosova Ligji për Specialen, dilemat e votimit dhe pasojat 14 Nëntor 2026, 07:5807:58Kosova Kurti kërkon nga BE-ja shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim 13 Nëntor 2026, 21:5721:57Kosova Luftë për fronin e LDK-së, Vjosa Osmani synon të marrë drejtimin e partisë 13 Nëntor 2026, 13:5513:55Kosova Kuvendi i Kosovës sot drejt rivotimit të Ligjit për Specialen, pse pa ndryshime? 13 Nëntor 2026, 08:4308:43Kosova