Lajme Zone
Pse ankthi gjerman mund të kthehet në makthin e gjithë Evropës!
PolitikëPamfleti

Pse ankthi gjerman mund të kthehet në makthin e gjithë Evropës!

Madje disa prej mbështetësve më të vendosur të kancelarit kanë filluar të pyesin hapur nëse ai është ende në lartësinë e detyrës. Për të dalë nga kjo situatë, Merz dhe ministrat e tij po përpiqen të krijojnë një ndjesi Aufbruchstimmung -një atmosferë rilindjeje, ndryshimi dhe fillimi të ri.

Friedrich Merz / Qendra politike e Gjermanisë po dobësohet, ndërsa ekonomia përballet me probleme të thella dhe e djathta ekstreme po i afrohet pushtetit. Një krizë gjermane, nuk do të mbetej brenda kufijve të vendit. Për shkak të peshës së Berlinit, ajo mund të trondiste vetë themelet politike dhe ekonomike të Evropës... Berlin, fundi i gushtit. Zakonisht, periudha kur politika gjermane zakonisht fillon të gjallërohet pas qetësisë së pushimeve. Por këtë vit qetësia nuk erdhi kurrë. Kancelari gjerman Friedrich Merz përballet me nivele mbështetjeje që kanë rënë në fund, ndërsa partia e tij konservatore CDU e kaloi verën në konflikt të brendshëm për reformën e pensioneve, të komplikuar edhe më tej nga një riorganizim i dështuar i kabinetit.

Madje disa prej mbështetësve më të vendosur të kancelarit kanë filluar të pyesin hapur nëse ai është ende në lartësinë e detyrës. Për të dalë nga kjo situatë, Merz dhe ministrat e tij po përpiqen të krijojnë një ndjesi Aufbruchstimmung -një atmosferë rilindjeje, ndryshimi dhe fillimi të ri.

Nga suksesi apo dështimi i kësaj përpjekjeje, mund të varet edhe e ardhmja e Evropës. Ekonomia gjermane ka përjetuar 6 vite me rritje të dobët. Industritë që dikur përbënin krenarinë e vendit kërkojnë mbrojtje përballë konkurrencës kineze, tarifave amerikane dhe goditjeve të çmimeve të energjisë, por edhe përballë pasojave të vendimeve të tyre të së kaluarës.

Në komentet politike po shtohen paralajmërimet për një krizë të thellë të sistemit, ndërsa partitë tradicionale lëkunden mes panikut dhe dëshpërimit dhe votuesit po përqafojnë gjithnjë e më shumë dorëzimin.

Ajo që deri vonë dukej si një spekulim mediatik për një “moment Andy Burnham” - mundësinë që Hendrik ëüst, kryeministri i landit Renani-Veriore Vestfali, të zëvendësonte Merz si kancelar këtë vjeshtë - mund të shndërrohet në realitet.

Për dekada, Gjermania ishte sinonim i stabilitetit dhe parashikueshmërisë politike në Evropë. Sot është e vështirë të thuhet se çfarë është ende e pamundur në politikën gjermane. Të gjitha skenarët janë të hapur. Pjesa tjetër e Evropës duhet të përgatitet për mundësinë e një Gjermanie të re: jo më të mërzitshme, jo më të qëndrueshme dhe ndoshta as më të pasur.

Gjermania ndodhet vetëm pak ditë larg zgjedhjeve në 3 lande lindore, të cilat mund ta tronditin qeverinë federale në Berlin. Më 6 shtator, e para është Saksonia-Anhalt, ku partia populiste e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD), mund të shkruajë një kapitull të ri në historinë politike gjermane të pasluftës dhe ta kthejë parimin “kurrë më” në “ndoshta, në fakt”.

Sondazhet sugjerojnë se AfD mund të jetë pranë edhe një shumice absolute. Në parlamentin e landit mund të arrijnë të kalojnë pragun prej 5 për qind vetëm AfD, CDU dhe e Majta. Dy javë më vonë, edhe Berlini dhe Mecklenburg-Vorpommern do të zgjedhin parlamentet e tyre.

Në këto dy lande, situata për qendrën politike duket disi më pak dramatike, por koalicionet e ndërlikuara me tre parti janë skenari më i mundshëm. Kjo do të shtonte presionin mbi stabilitetin e qeverisë federale.

Udhëheqja e CDU-së nën Merz këmbëngul se “firewall”-i politik ndaj AfD-së duhet të qëndrojë dhe përjashton çdo koalicion apo bashkëpunim me të. Por kjo qëndrim po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje nga politikanët lokalë dhe nga konservatorët brenda e përreth partisë.

Shumë njerëz brenda CDU-së janë të irrituar nga çmimi politik i këtij izolimi. Partneri i tyre i preferuar, liberalët e FDP-së, e kanë të vështirë të kalojnë thuajse kudo pragun elektoral prej 5 për qind. Kjo do të thotë se refuzimi i AfD-së e detyron CDU-në të mbështetet gjithnjë e më shumë te koalicionet me të majtën.

Një kryeministër landi nga AfD-ja, do të ishte shumë më tepër se një zhvillim spektakolar politik. Do të ishte një demonstrim brutal i paaftësisë së establishmentit politik për t’i ofruar vendit një vizion bindës për të ardhmen ekonomike, politike dhe sociale.

Vitet e fundit, drejtuesit gjermanë kanë bërë më shumë njoftime për reforma sesa reforma të vërteta. Qeveria e mëparshme u përpoq t’i përgjigjej ndryshimit të madh gjeopolitik të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, pa u kërkuar gjermanëve kosto reale dhe dështoi.

Tani edhe qeveria e Merz duket e paaftë të mobilizojë forcën politike për reforma të mëdha.

Në vend të kësaj, ajo është kthyer shpesh nga e kaluara për të gjetur përgjigje: rikthim te motori me djegie të brendshme, te rregulla më të buta për punën dhe te vlerat tradicionale familjare.

Për momentin, vetëm ndaj Kinës qeveria duket e gatshme të ndryshojë seriozisht kurs, duke kërkuar një politikë më aktive evropiane për mbrojtjen e tregjeve dhe kundër praktikave ekonomike agresive të Pekinit. Ky boshllëk politik përballë një bote që po ndryshon krijon hapësirë për ekstremet politike, veçanërisht për të djathtën ekstreme.

Programi i AfD-së kërkon kufizim drastik të emigracionit dhe azilit, ndryshim të politikës së tranzicionit energjetik, sfidim të integrimit evropian, braktisje të euros dhe një politikë të jashtme dukshëm nacionaliste.

Por forca e AfD-së është simptomë, jo shkak. Kjo parti nuk u shfaq papritur dhe prej më shumë se një dekade është pjesë e peizazhit politik gjerman. Por tani ajo është pranë pushtetit në një moment kur themelet ekonomike dhe politike të vendit po dobësohen.

Lufta në Ukrainë, paqëndrueshmëria në SHBA dhe tensionet rreth ngushticës së Hormuzit, po i shtrijnë kufijtë e vëmendjes së qeverisë dhe hapësirës fiskale të vendit. Marrëdhënia tregtare afatgjatë me Kinën po kthehet në një barrë, ndërsa një thatësirë e jashtëzakonshme ka goditur edhe më shumë shpresat për rimëkëmbjen ekonomike.

Gjermania nuk është vendi i parë evropian që përjeton transformimin e sistemit partiak dhe rritjen e së djathtës ekstreme. Italia dhe Franca kanë kaluar tronditje të ngjashme. Vetë Gjermania, u quajt “i sëmuri i Evropës” në vitin 1999, për t'u rimëkëmbur më pas dhe për t'u shndërruar në fuqinë kryesore eksportuese të kontinentit.

Atëherë, pse duhet të shqetësohet kaq shumë pjesa tjetër e Evropës? Sepse një krizë gjermane do të ishte krizë evropiane. Gjermania është tepër e rëndësishme ekonomikisht dhe politikisht për të dështuar pa pasoja për të tjerët.

Pesha e saj ekonomike, roli në qendër të BE-së dhe statusi si shteti më i populluar i bllokut, bëjnë që një krizë gjermane të jetë shumë më tepër se një tjetër episod turbulence kombëtare.

Një Gjermani që humbet rreth 15 mijë vende pune industriale çdo muaj, bëhet gjithnjë e më e varur nga importet teknologjike dhe humbet aftësinë për të reformuar veten, rrezikon ta tërheqë Evropën drejt fragmentimit dhe rënies.

Nëse liderët politikë nuk sjellin diçka të re, hija gjermane do të rëndojë mbi të gjitha çështjet kryesore të BE-së: buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar, politikën industriale, përpjekjet për riarmatim dhe forcimin e qëndrueshmërisë së Evropës, zhvillimin e teknologjive strategjike dhe aftësinë ekonomike për të ushtruar ndikim në rendin e ri tregtar global.

Dhe mbi të gjitha qëndron Ukraina. Një tërheqje gjermane nga roli i saj në mbështetjen e Kievit, do të kishte pasoja serioze për të gjithë Evropën. “Udhëheqja gjermane nuk është një zgjedhje, por një domosdoshmëri”, deklaroi këtë muaj ministri suedez i Mbrojtjes në një aktivitet publik.

Por elitat politike gjermane duket se nuk janë dakord. Ato drejtojnë ekonominë e tretë më të madhe në botë, qëndrojnë në zemër të tregut unik më të madh global, kanë kompani të fuqishme ndërkombëtare dhe po ndërtojnë një nga buxhetet më të mëdha të mbrojtjes.

E megjithatë, duket se u mungon ndjenja e fuqisë dhe përgjegjësisë së tyre, jo vetëm brenda vendit, por edhe në skenën globale. Tre zgjedhjet e ardhshme në lande mund t’u japin një shans të fundit për ta kthyer situatën.

Por nëse Berlini del plotësisht i paralizuar nga pasojat politike, pjesa tjetër e Evropës ka shumë gjasa ta paguajë çmimin bashkë me të./Pamfleti nga “European Council on Foreign Relationsankthi gjerman makthi i evropës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota 16.5 miliardë dollarë kokainë, tregtia e paligjshme që tejkaloi edhe “arin e zi” të Kolumbisë 1 Shtator 2026, 10:3510:35Rajoni dhe Bota BE kërkon të vendosë “frena” ndaj eksporteve kineze drejt Europës, deficiti tregtar arrin në 1 miliard euro në ditë 1 Shtator 2026, 10:2810:28Rajoni dhe Bota Trump 'i padëshiruar' nga amerikanët, presidenti bie pikiatë në sondazhe 1 Shtator 2026, 10:1110:11Rajoni dhe Bota Mes Rusisë dhe BE-së, Vuçiç ecën në “fije të perit”, zgjedhjet mund t’i prishin ekuilibrin 1 Shtator 2026, 09:0109:01Rajoni dhe Bota “Njeriu i dronëve” të Trump largohet nga Pengatoni; çfarë fshihet pas dorëheqjes së Sekretarit të Ushtrisë në SHBA 1 Shtator 2026, 09:0009:00Rajoni dhe Bota Trump plan kundër Evropës, u jep miliona dollarë mediave të krahut të djathtë në kontinentin e vjetër 1 Shtator 2026, 08:4008:40Rajoni dhe Bota