Lajme Zone
Pse anëtarët e SPAK duhet të jenë mbi gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë?
PolitikëPamfleti

Pse anëtarët e SPAK duhet të jenë mbi gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë?

Pra, SPAK u krijua nga politika dhe mund të shkrihet nga politika, thotë Altin Dumani.

Myslim Murrizi dhe Altin Dumani Çfarë problemi ka që, pasi të mbaroni mandatin 9-vjeçar, të vijnë në vendin tuaj 20 prokurorë të tjerë, që të kenë mundësi të hapin edhe ato dosje që keni mbajtur ju kyçur në sirtarë... Në fakt, kjo është e vërteta që prej vitit 2016, kur 140 mender deputetë votuan rresht si të tredhur këtë palo reformë në drejtësi, nga presioni i Sorrosit, të ushtruar nga Don Lu, Kirkistani dhe Ramana Vllahutin, Vllahuta.

Pra, SPAK u krijua nga politika dhe mund të shkrihet nga politika, thotë Altin Dumani.

Rama thotë që reformën e ka bërë PS me Fatmir Xhafën, por në fakt është votuar nga PS-PD-LSI-PR-PDIU.

Pra, edhe e dini që ju paska bërë politika, edhe kërkoni prapë mandat tjetër 9-vjeçar si lypsar te POLITIKA, a thua se po qan shpata për një burrë.

Po pse, çfarë problemi ka që, pasi të mbaroni mandatin 9-vjeçar, të vijnë në vendin tuaj 20 prokurorë të tjerë, që të kenë mundësi të hapin edhe ato dosje që keni mbajtur ju kyçur në sirtarë?

Anëtarët e Gjykatës së Lartë e kanë 9 vjet mandatin.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese e kanë 9 vjet mandatin.

Prokurori i Përgjithshëm e ka 7 vjet mandatin.

Po për ju, bizbiq prokurorë, pse u dashka 18 vjet mandati?

Hajt, rrini aty edhe 2 vjet, deri në 2028, dhe qerohuni, se një vrimë në ujë keni bërë në këto 7 vjet, në krahasim me pritshmërinë e qytetarëve dhe pagat rreth 10 mijë euro në muaj që keni marrë, e të gjithë familjarët e punësuar në vendet më të mira në gjykata, prokurori e administratë.

myslim murrizi altin dumani Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Brukseli nuk u beson më piruetave politike e diplomatike të Vuçiçit! 21 Korrik 2026, 13:0113:01Forum Pse shqiptarët po kërkojnë një Shqipëri të re 21 Korrik 2026, 10:2110:21Forum Rreziku më i madh për protestën quhet Sali Berisha 20 Korrik 2026, 10:2010:20Forum Arti i të diturit kur të dorëhiqesh 19 Korrik 2026, 16:0216:02Forum 10 Bashki që shkrihen përballë 10 arsyeve pse bashkitë duhet të shtohen 19 Korrik 2026, 15:0115:01Forum Operacioni “Halabaku”! 19 Korrik 2026, 14:4014:40Forum