Lajme Zone
Pse ambasadori amerikan e hoqi Gazment Bardhin nga lista e takimeve?
PolitikëPamfleti

Pse ambasadori amerikan e hoqi Gazment Bardhin nga lista e takimeve?

Takimi, për të cilin ende nuk janë bërë publike hollësitë, u zhvillua menjëherë pas seancës së Kuvendit ku u miratua reforma territoriale.

Gazment Bardhi / Pas guerriljes me shishe dhe vezë në Kuvend, kreu i grupit të PD-së mungoi në takimin urgjent të ambasadorit Eric Wendt me deputetët e opozitës... Një takim i papritur mësohet se është zhvilluar ndërmjet ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt, dhe një grupi deputetësh të opozitës, si nga Partia Demokratike, ashtu edhe nga partitë e vogla.

Takimi, për të cilin ende nuk janë bërë publike hollësitë, u zhvillua menjëherë pas seancës së Kuvendit ku u miratua reforma territoriale.

Mënyra e organizimit dhe koha e zgjedhur tregojnë se takimi nuk ka qenë pjesë e një kalendari të zakonshëm diplomatik. Ai duket se është thirrur me urgjencë, si reagim ndaj zhvillimeve të fundit në Parlament dhe brenda opozitës.

Ambasadori amerikan ka kërkuar të marrë informacion drejtpërdrejt nga deputetët dhe t’u përcjellë qëndrimet e tij për situatën e krijuar.

Në këtë takim bien në sy dy mungesa. Sali Berisha nuk është thirrur sërish si bashkëbisedues. Këtë herë ka munguar edhe Gazment Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, i cili deri më sot ka qenë një nga kontaktet e rregullta politike të përfaqësisë amerikane.

Mënjanimi i Bardhit vjen menjëherë pas seancës së së enjtes. Gjatë saj, kreu i grupit parlamentar të PD-së, i mbështetur kryesisht nga Klevis Balliu, organizoi një aksion guerril në sallë kundër Edi Ramës dhe Niko Peleshit, duke hedhur shishe dhe vezë.

A e ka larguar kjo sjellje Gazment Bardhin nga lista e bashkëbiseduesve të ambasadës amerikane? Kronologjia e ngjarjeve e ngre seriozisht këtë pyetje.

Javën e kaluar, kur ambasadori Eric Wendt zhvilloi pritjen e prezantimit, morën pjesë disa deputetë të opozitës, mes tyre edhe Gazment Bardhi. Sali Berisha mungoi dhe deklaroi publikisht se nuk kishte dijeni për aktivitetin. Me pak fjalë, ambasada nuk e kishte ftuar.

Pas asaj ceremonie u zhvillua seanca parlamentare e së hënës, ku PD-ja ndryshoi tërësisht sjelljen e saj. Opozita veproi si forcë parlamentare, respektoi procedurën, rregulloren dhe etikën e Kuvendit. Për herë të parë pas shumë kohësh, debati nuk u zëvendësua nga kaosi.

Seanca e së hënës dha sinjalin se diçka kishte ndryshuar. Gjasat janë që përfaqësuesit amerikanë t’u kenë kërkuar deputetëve të opozitës normalizimin e jetës parlamentare dhe largimin nga skenat e dhunshme.

Gazment Bardhi e prishi këtë vijë në seancën e së enjtes. Pak më vonë, ambasadori amerikan takoi një grup deputetësh të opozitës pa praninë e tij.

Ambasada nuk ka dhënë deri tani ndonjë shpjegim politik për përbërjen e takimit. Megjithatë, rendi i ngjarjeve krijon një lexim të qartë: Eric Wendt ka mbërritur në Tiranë me një axhendë stabiliteti institucional dhe me kritere të përcaktuara për bashkëbiseduesit politikë.

Gazment Bardhi duket se i shkeli këto kritere me aksionin e së enjtes. Për pasojë, emri i tij mund të ketë përfunduar përkohësisht në të njëjtën hapësirë ku amerikanët kanë vendosur prej kohësh Sali Berishën, jashtë tryezës së dialogut politik./Pamfletieric wendt gazment bardhi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Sulmi i Huthëve në Riad, Rama del hapur kundër Iranit: Teherani sponsor i terrorit, duhet të mbajë përgjegjësi 11 Tetor 2026, 11:0211:02Politike Rama sheh Shqipërinë e re nga podcast-i, sulmon kritikët: Shpërndajnë re artificiale 11 Tetor 2026, 10:4110:41Politike A i shpalli vërtet luftë Erion Braçe Edi Ramës? 11 Tetor 2026, 10:3810:38Politike Bota po zien, por kush po e dëgjon? 10 Tetor 2026, 21:3521:35Politike “Paratë e tij vijnë erë gjak dhe miell”/ Braçe shpërthen pas kritikave, kë ka në shënjestër deputeti socialist? 10 Tetor 2026, 20:1620:16Politike Kush janë senatorët që zbarkuan sot në SPAK? Shaheen-Durbin, dy zëra të fortë kundër "mamuthëve të korrupsionit" 10 Tetor 2026, 17:1317:13Politike